×
  • Lajme
  • Lajme

    Fushë-Kosova vendos që mësimin ta fillojnë në objektet shkollore më 1 shtator

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka thënë se mësimin do ta fillojnë në objektet shkollore më 1 shtator. Në mbledhjen e Shtabit Emergjent të kësaj komune, Berisha ka theksuar se bazuar në vendimin e Qeverisë, iu përket komunave që të vendosin rreth procesit mësimor. Në njoftimin e kësaj komune, thuhet se tashmë i kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë dhe se mësimi do të zhvillohet me orar të shkurtuar dhe pa pushim

    “Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, njoftoi të pranishmit se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që komunat janë kompetente për vlerësimin e mundësisë së fillimit të vitit të ri shkollor, ne si komunë, tha ai ‘kemi vendosur që procesi mësimor të fillojë më 1 shtator 2020”, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës. “Janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi mësimor të fillohet sipas modaliteteve të përcaktuara nga Drejtoria e Arsimit. Muaji shtator dhe tetor sigurisht se do të jenë më të vështirë derisa të normalizohet procesi”, u tha më tej.

    Sipas të njëjtit njoftim, drejtori për Arsim, Islam Shabani, ka theksuar se do të punojnë shumë që të zbatojnë rekomandimet e IKSHPK-së, për një fillim të vështirë, por sipas tij, të domosdoshëm dhe të nevojshëm të procesit mësimor.

    “Mësimi do të fillojë në grupe sipas planit dinamik të hartuar, pastaj orari do të jetë i shkurtër dhe pa pushim. Si sfidë e shohim ndarjen e nxënësve nëpër grupe, krijimin e distancës, por më e vështira do të jetë transporti i nxënësve të shkollave të mesme nga fshatrat për në Fushë Kosovë ku shumica e nxënësve udhëtojnë me autobus. Si sfidë e shohim edhe zëvendësimin e arsimtarëve, por që në koordinim me Ministrinë e Arsimit, shpresojmë të gjejmë zgjidhje. Lëndët kryesore do të jenë prioritet i zhvillimit të procesit mësimor”, është shprehur drejtori Islami.

    Në anën tjetër, drejtori i QKMF-së, Osman Maxhera, e ka paraqiti një raport për situatën epidemiologjike në komunën e Fushë-Kosovës dhe raportin e fundit të infektuarve me Covid-19. Siç thuhet në njoftim, Maxhera ka deklaruar se edhe përkundër një rënie të numrit të infektuarve gjatë muajit gusht, gjendja nuk është e mirë.

    “Sa i përket fillimit të procesit mësimor Dr.Maxhera tha se kriter i vetëm për të filluar mësimin është respektimi i masave të dhëna nga IKSHPK. Në fund të takimit kryetari Berisha tha se në bazë të diskutimeve, si Shtab e vlerësojmë që procesi mësimor të fillojë më 1 shtator duke i dhënë liri të plotë veprimi Drejtorisë komunale të Arsimit dhe drejtorëve të të gjitha shkollave në komunën e Fushë-Kosovës”, thuhet në ndër të tjera në njoftim.

    Mësimi në objektet shkollore është ndërprerë në fillim të këtij viti për shkak të pandemisë COVID-19.

     

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.