Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar një kontratë për furnizim me laptopë.
Vlera e saj arrin shifrën e gati 19 mijë eurove, derisa tenderi për këtë punë i është dhënë operatorit ekonomik “Infosoft System” SH.P.K.
Në kontratë nuk është treguar se sa laptopë që do të blihen me këto para dhe se për kë janë blerë ata.