×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Fshati me 29 banorë, lind foshnja e parë në 8 vjet

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Banorët e fshatit më të vogël të Italisë po festojnë ardhjen në jetë të një banori të ri – Denisit, foshnja e parë që ka lindur atje në tetë vjet.

    Me lindjen e vogëlushit, popullsia e Morterone, një komunitet malor në Lombardi, u rrit duke shkuar në 29 vetë.

    “Ky është vërtet një moment kremtimi për të gjithë komunitetin”, tha për Corriere della Sera kryetarja e komunës së Morterones, Antonella Invernizzi, transmeton Shqip. Prindërit e Denisit, Matteo dhe Sara, ndoqën traditën italiane të njoftimit të lindjes së fëmijës, duke vendosur një shirit – blu në derën e shtëpisë, e duke treguar kështu njëkohësisht se ishte djalë.

    Hera e fundit që në fshat ishte parë një shirit i tillë ishte në 2012-n, kur lindi një foshnje vajzë. Sara rrëfeu sesi ishte shtatzënia e saj në kohë pandemie, kur koronavirusi goditi rëndë të gjithë rajonin e Lombardisë, por kurseu Morteronen, banorët e të cilit megjithatë u treguan të kujdesshëm.

    “Nuk është e lehtë të presësh në fëmijë në kohë të tilla. Nuk del dot lirisht nga shtëpia e nuk ke mundësi të vizitosh të afërmit”, tha ajo. Ardhja në jetë e Denisit vjen në kohën kur vendi shënoi për 2019-n 420.170 foshnje të lindura- niveli më i ulët ky i lindshmërisë atje që nga fillimi i regjistrimeve në 1861.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.