×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Frontex jep alarmin: 4 rrugët e trafikut të emigrantëve, përfshihet edhe nga Ballkani

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Si pasojë e Coronës në Bashkimin Evropian në prill ra dukshëm numri i refugjatëve. Në maj janë shënuar rreth 4300 kalime ilegale të kufirit të BE, që do të thotë rreth trefish më shumë se një muaj më parë, njofton grupi mediatik Funke, duke iu referuar burimeve të Frontexit. Prej fillimit të vitit deri në maj janë regjistruar 31.600 kalime ilegale të kufirit – 6% më pak se një vit më parë. Por kjo ka të bëjë në masë të madhe edhe me pandeminë Corona.

    Katër rrugët kryesore

    Rruga e Mesdheut lindor – pra nga Turqia për Greqi – sërish ka qenë më aktivja në kalimin e refugjatëve deri në Evropë. Frontexi ka regjistruar këtu në maj 1250 kalime ilegale të kufirit. Prej janarit deri në maj ka pasur 12.700 raste, pra 28% më pak se një vit më parë. Shumica e refugjatëve kanë ardhur nga Afganistani.

    Griechenland Vathi | Frontex | Hilfe für Griechenland (picture-alliance/dpa/C. Charisius)

    Në rrugën Medheu qendror – nga Libia nëpër Tunezi e deri në Itali dhe Maltë – ka pasur në maj rreth 1000 kalime ilegale të kufirit, pra një rritje prej 40% në krahasim me prillin. Prej janarit deri në maj nëpër këtë rrugë kanë kaluar sipas Frontexit 5500 refugjatë, gati trefish më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2019. Shumica e refugjatëve në këtë rrugë janë nga Bangladeshi, Sudani dhe Bregu i Fildishtë.

    Në Mesdheun perëndimor – pra nga Maroku drej Spanjës – kanë kaluar në maj rreth 650 migrantë, pra rreth katërfish më shumë se në prill. Në pesë muajt e parë të vitit këtë rrugë kanë kaluar rreth 3700 refugjatë, pra më pak se gjysma e vitit të kaluar në periudhën e njëjtë. Gati çdo i dyti refugjat ka qenë nga Algjeria.

    Ndërsa në rrugën përmes Ballkanit Perëndimor janë regjistruar në maj rreth 900 kalime ilegale të kufirit, dhjetë herë më shumë se në prill. Prej janarit deri në maj nëpër këtë rrugë kanë kaluar 6900 vetë, një rritje prej 50 % në krahasim me vitin e kaluar.

    Ndihmat financiare

    Griechenland Flüchtlinge (picture-alliance/NurPhoto/A. Masiello)

    Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka kumtuar se mbi 1000 persona prej vitit 2017 janë kthyer vullnetarisht me ndihmën financiare gjermane në Siri. Por besohet se numri i të kthyerve vullnetarë ka qenë edhe më i madh, sepse financimi i këtyre udhëtimeve bëhet përmes Zyrës për Migracion dhe Refugjatë (BAMF).

    Por kthimet vullnetare në Siri janë të vështira për shkak të gjendjes së rëndë atje. Prej vitit 2011 vazhdon lufta e përgjakshme civile, ndërsa Gjermania ka ndaluar procesin e kthimit të refugjatëve në këtë vend, nga viti 2012. Prej më shumë se 40 vitesh federata dhe landet financojnë kthimet vullnetare të refugjatëve në vendet e origjinës. Atyre u financohet udhëtimi dhe u jepen para përmes programeve të ndryshme për riatdhesim. /bc/sti/as (afp, dpa, epd, kna)

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Një ditë më parë policia e Korçës njoftoi se një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në makinë e tij. Pas hetimeve uniformat...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vendosur datën 11 maj 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025....
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi, njoftoi këtë të enjte se në atë territor palestinez kanë...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi para pak minutash në Kuvend është miratuar ligji për sigurimet shëndetësore. Nëpërmjet një postimi...
    Sport05 Dhjetor 2024
    Federata e Volejbollit e Kosovës ka marrë sot vendim që të suspendojë gjashtë lojtarë të KV Peja. Arlind Kabashi, Leotrim Mujaj, Agron...
    Front TV05 Dhjetor 2024
    Fadil Fazliu, vëllai i heronjve Fazli e Bahri Fazliu, i arrestuar sot me urdhër të ZPS-së, po vazhdon të mbahet ende në...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Me 62 vota për, në Kuvendin e Republikës së Kosovës është miratuar edhe në lexim të dytë Projektligji për Byronë Shtetërore për...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mëngjesin e sotëm kanë arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakaj...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin për Sigurimin e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor. Projektligji mori 61 vota për dhe pa ndonjë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.