
Sonte duke filluar nga ora 20:15 mund ta ndiqni intervistën ekskluzive me shefin e deputetëve të LVV-së, Rexhep Selimin, dhënë portalit
“Front Online”.
Në këtë intervistë e cila transmetohet live në faqen e Front Online në “Facebook”, Selimi flet për përgatitjet që po bëhen për protestën e së premtes nga Lëvizja “Vetëvendosje”, për akuzat e presidentit Hashim Thaçi drejtuar Xhelal Sveçlës dhe Haki Abazit dhe për dëmet që ia ka shkaktuar vendit Ramush Haradinaj.
Selimi tregon qëndrimin e LVV-së nëse do të bëjnë koalicion me PDK-në pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Ai nuk e kursen nga kritikat në këtë intervistë as Qeverinë “Hoti”.
Na ndiqni live sonte prej orës 20:15 në faqen e portalit “Front Online” në “Facebook”.