×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Francë – Qeveria njofton rihapjen e kinemave dhe stadiumeve

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Kinematë dhe kazinotë në Francë do të rihapen të hënën, njoftoi qeveria duke shtuar se stadiumet do të presin sërish publikun duke nisur nga 11 korriku me 5 000 spektatorë maksimumi.

    “Përmirësimi i situatës shëndetësore lidhur me pandeminë e COVID-19 mundëson heqjen e disa ndalimeve me kusht që secili të ruajë vigjilencën”, theksoi qeveria në një komunikatë.

    Kampionati francez i futbollit 2019-2020 u ndërpre më 8 mars për shkak të pandemisë. Liga e futbollit profesional shpreson për një rifillim të sezonit të ardhshëm më 23 gusht.

    Franca ka regjistruar 14 të vdekur si pasojë e COVID-19 në spitale gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të viktimave që prej fillimit të epidemisë në 29 617, sipas një bilanci zyrtar.

    “Rihapja e diskotekave, panaireve, salloneve dhe lundrimeve ndërkombëtare mund të vendoset duke nisur nga shtatori nëse pandemia vazhdon të ulet”, shtoi qeveria. /ata/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Janar 2025
    Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur në Turqi. Raportohet se tërmeti ndodhi në detin Egje, 6 kilometra larg brigjeve të rrethit...
    Bota/Rajoni21 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Përmes një...
    Bota/Rajoni21 Janar 2025
    Popullsia e Kinës ishte 1,408 miliardë në fund të vitit 2024, duke shënuar një rënie prej 1,39 milionë nga viti i mëparshëm....
    Të tjera
    Vip21 Janar 2025
    Driloni është shprehur se është në siklet me ardhjen e Bay T në shtëpi. Ai u shpreh se është situatë e pakëndshme...
    Lajme21 Janar 2025
    Tre inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës nga rajoni i Gjakovës u arrestuan ditën e djeshme nën dyshimin për marrje të ryshfetit....
    Lajme21 Janar 2025
    Gazetari Baton Haxhiu, deklaroi në Pressing në T7 se bashkëshortja e ish-presidentit Rugova dha mesazhin se figura e Ibrahim Rugovës është e...
    Zgjedhjet 202521 Janar 2025
    Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga “mijëra rugovistë e...
    Zgjedhjet 202521 Janar 2025
    Kandidati për deputet, nga PDK Ferat Shala, ka shkruar pas takimit me qytetarët e Krajkovës dhe Damanekut. ''Me PDK-në, Kosova ka një...
    Zgjedhjet 202521 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për deputet, Ramë Vataj, ka shkruar duke thënë se qytetarët e Komunës së Therandës dhanë mbështetje të fuqishme për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.