×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca do të testojë 1.3 milionë njerëz për të gjetur “grumbuj të fshehur” të infektimeve

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Autoritetet shëndetësore të Francës do të bëjnë 1.3 milionë testime për koronavirus në rajonin Île-de-France, rreth i Parisit, në një plan eksperimental i cili ka për qëllim të kuptojë nëse ekzistojnë “grupe të fshehura” të të infektuarve, shkruan The Guardian.

    Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Véran, tha se kjo skemë ku përshihen banorët e 30 lagjeve që janë thirrur për të bërë testin e virologjisë, mund të zbatohet edhe në pjesën tjetër të Francës nëse dëshmohet i dobishëm. Testet e virologjisë, ndryshe nga testet e antitrupave në gjak, bëhen duke marrë mostra nga hunda e pacientit për të parë nëse ka prezencë të materialit gjenetik të virusit (RNA-së) dhe konsiderohen të jenë shumë të sakta.

    Qëllimi është të testohen njerëzit të cilët nuk kanë simptome të koronavirusit por janë në afërsi të grupeve të identifikuara të të infektuarve, e që mund të jenë duke e përhapur virusin pa e ditur fare.

    Komentet e Véranit erdhën pasi që fundjavën e kaluar gjatë festës vjetore Fête de la Musique në Paris u panë njerëzit duke pirë dhe vallëzuar afër njëri-tjetrit pa maska, duke shkaktuar edhe një brengë rreth asaj se sa janë njerëzit të përgjegjshëm për veten dhe të tjerët, transmeton koha.

    Sidoqoftë, më shumë se gjashtë javë pas përfundimit të kufizimeve të rrepta, numrat e infektimeve nuk tregojnë rritje apo të një valë të dytë të infektimeve. Numri i pacientëve që pranohen nëpër spitale dhe përkujdesje intensive vazhdon të pësojë rënie dhe numri i vdekjeve nëpër spitalet franceze në 24 orët e fundit ra në 21 persona.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten gjatë një takimi me zëvendëspresidentin e ShBA-së JD Vance se vendi i tij dëshiron “garanci...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Nënpresidenti amerikan JD Vance tha sot se kërcënimi më i madh që i kanoset sot Evropës është tërheqja nga disa prej vlerave...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Policia greke ka arrestuar një grua me origjinë shqiptare në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, e cila posedonte një sasi të madhe marihuanë. Sipas...
    Të tjera
    Vip14 Shkurt 2025
    Ish-konkurrentja e edicionit të trete të Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli ka marrë një dedikim emocional për Shën Valentin. Por ky...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë të ditur se Shqipëria u bë pjesë e një mekanizmi të rëndësishëm evropian të sigurisë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me anëtarin  e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Në mesazhin e tij për Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë, Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka theksuar se marrëdhëniet...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it po zhvillon rregullisht trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirave, në kampin e NovoSellës për të ruajtur...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët në pesë komuna dhe po vazhdon tani në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.