Ndërsa rastet vazhdojnë të rriten në Shtetet e Bashkuara është rritur gjithashtu nevoja për të kryer testimet në kohë. Disa laboratorë kanë shpjeguar se pritjet e gjata për të marrë rezultatet e testit ndodhin për shkak të fluksit të testeve. Tani ka më shumë se 3.8 milion raste të konfirmuara me koronavirus në SHBA.
Diagnostics Quest tha në një deklaratë të hënën se koha mesatare e rezultatit të testit është rritur në shtatë ditë dhe se ka grupe të caktuara pacientësh që do të duhet të presin rezultatin deri në 2 javë . Pacientët me përparësi, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor, rastet asimptomatikë dhe ata që janë shtruar në spital, i marrin rezultatet e testit në dy ditë.
Quest deklaroi se faktorët më të mëdhenj me të cilët përballen tani janë mungesa e makinerive që kryejnë testet, si dhe kufizimi reagentëve, kimikateve që përdoren për të kryer testet.
Ndihmës sekretari amerikan për shëndetësi Brett Giroir për CNN-në të hënën, se koha mesatare e marrjes së rezultatit te testeve për shumicën e shteteve është më e gjatë se tre ditë, megjithëse në 18 shtete mesatarja është dy deri në tre ditë.