×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet zëvendëskryemistrja: Nuk do të ketë vendim që obligon qytetarët të vetizolohen pas kthimit nga Shqipëria

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Qeveria e Kosovës pritet që të marr vendime të reja lidhur me masat parandaluese për Covid-19, raporton Front Online.

    Njëra ndër to është edhe vetizolimi për qytetarët që hyjnë nga Shqipëria.

    Ky vendim anipse ende nuk është marrë ka shfaqur edhe njëherë moskoordinimin në mes të partnerëve të Qeverisë.

    E kontaktuar nga Front Online, zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimi ka thënë se ky vendim është shtyrë për një mbledhje të radhës, pasi sipas saj duhet koordinim edhe me Shqipërinë.

    “Nuk është marrë vendimi ende për pak po presim me votu në mënyrë online dhe nuk merret ai vendim për pa u konsultuar ministri i Shëndetësisë tonë me atë të Shqipërisë atje për me marrë vendime të përbashkëta”, tha ajo për Front Online.

    Balaj-Halimi ka insistuar se ky vendim nuk do të merret sot apo nesër për pa u konsultuar ministri i Shëndetësisë së Kosovës me atë të Shqipërisë lidhur me masat e reja.

    Ajo ka thënë se Kosova për mbylljen e kufirit me Shqipërinë nuk mund të vendos njëanshëm.

    “Në asnjë mënyrë nuk mundemi me marr ne si Qeveri vendim të njëanshëm. E kam kundërshtuar dhe nuk del ai vendim”, ka dhënë Balaj-Halimi.

    Balaj është shprehur e prerë se ky propozim nuk do të del në rend ditë për votim sot në mbledhjen e Qeverisë që pritet të mbahet online.

    “Nuk del vendimi me pika të tilla, pa u konsultuar dy ministrat e Shëndetësisë me njëri-tjetrin”, ka dhënë Balaj-Halimi për Front Online.

    Ajo më tutje ka treguar se ministri Armend Zemaj dhe ai i Shëndetësisë i Shqipërisë do të mbajnë takim dhe do të vendoset më tutje për masat e reja.

    “Besoj sot ministri i Shëndetësisë i yni kërkon takim ose online ose direkt, ose nesër deri nesër ka mundësi me u konsultu me ministrin e Shëndetësisë të Shqipërisë për masat e reja”, ka thënë ajo.

    Zëvendëskryeminstrja Balaj-Halimi që vie nga radhët e NISMA-s ka thënë se e kundërshton vendimin për izolim të qytetarëve për dhe nuk e përkrah.

    “As unë nuk dua që të ndodhë kjo, kam qenë kundër e kam kundërshtuar edhe janë shtyrë këto pika për masat që i ka paraparë Instituti bashkë me ministrin e Shëndetësisë për një mbledhje të radhës nëse është e nevojshme”, tha ajo për Front Online.

    Gjatë ditës edhe ministrja e Punëve të Jashtme që vie nga AAK-ja, Melizaj Haradinaj-Stublla ka kundërshtuar këtë vendim duke e quajtur absurd./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sigurim të kushteve të dinjitetshme të punës, çdo vend pune me kontratë, kontribute pensionale të paguara dhe jo më shumë se 40...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një numër i madh i bashkëatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar. E...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot mbi Kosovë do të mbajë një mot i vranët, por do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat ditën e diele...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Në natën e tretë të Fest 63, në ‘Natën e Nostalgjisë’ në skenën e Festivalit është krijuar një emocion i veçantë, kur...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banorët e “Big Brother Vip Kosova 3”, kanë diskutuar lidhur me Xuxin. Ata besojnë se Xuxi ka ardhur për t’i “rikthyer” paratë...
    Sport21 Dhjetor 2024
    Ka përfunduar raundi i parë mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usykut. Një luftë e barabartë gjatë minutave të para, shkruan Indeksonline, Dy...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banorja e radhës së Big Brother VIP Albania është Gerta Gixhari, një gazetare shumë e njohur nga Durrësi, e cila jeton në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.