×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Flet fituesi i zgjedhjeve në Bujanoc: Do t’i ftoj partitë shqiptare për bashkëqeverisje

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Nagip Arifi, pritet që të udhëheq për 4 vjetët e ardhshme me Komunën e Bujonicit. Arifi i cili njëherësh është edhe kryetar i Partisë Demokratike, u rikthye në krye të kësaj Komune, pasi që në zgjedhjet e së dielës, doli i pari nga kandidatët.

    Në një intervistë për Front Online, ai ka thënë se pas certifikimit të rezultateve do të ftojë partitë politike shqiptare për të hyrë në koalicion, për bashkëqeverisje.

    “Ne edhe më parë e kemi thënë që partia jonë është e gatshme që të bashkëpunoj me partitë politike shqiptare. Sapo të certifikohen rezultatet, nga ana e Komisionit Zgjedhor, do i ftoj partitë politike shqiptare që të formojmë një koalicion. Kam thënë edhe më parë që  është mirë që të formohet shumica shqiptare dhe pastaj të ftojmë edhe ndonjë parti tjetër serbe për ta zgjeruar koalicionin”, ka thënë ai për Front Online.

    Arifi ka thënë që pritet i qeverisjes së tij do të jetë zhvillim ekonomik, dhe mirëqenia sociale.

    Në ndërkohë partia e Arifit pritet të ketë edhe një ulëse në Kuvendin e Serbisë.

    “Përfaqësuesi i partisë sonë është me numër rendor 3. Tash për tash duke parë rezultatet preliminare të Komisionit Republikan Zgjedhor, kandidatja jonë e cila është femër, do të kalojë në Parlamentin e Serbisë dhe sigurisht që do t`i mbrojë, interesat e shqiptarëve duke bashkëpunuar edhe me përfaqësuesit e dy partive të tjera”, ka thënë ai.

    Kryetari i Partisë Demokratike, ka thënë për Front Online, se ka munguar mbështetja nga Kosova dhe nga Shqipëria për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

    “Shpresoj që në të ardhmen Kosova dhe Shqipëria të kenë më shumë kujdes për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.