×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Dritan Abazovic: Serbia ndërhyri në zgjedhje e Malit të Zi

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Kryetari i URA-s, Dritan Abazoviq e sheh rezultatin e fundit të zgjedhjeve në Malin e Zi si rrëzimin e fundit autoritativ në Evropë duke iu referuar kështu Milo Gjukanoviqit.

    Ai në Rubikon të Klan Kosovës deklaroi se në procesin e zgjedhjeve kishte ndërhyrë edhe Serbia.

    “Ne kurrë nuk e kemi ndryshuar pushtetin, gjithmonë ndryshimet kanë ardhur me dhunë dhe luftra si në atë të parën ashtu edhe në Luftën e Dytë botërore. Çdoherë ndryshimet kanë ardhur si ka dashur Gjukanoviqi, është hera e parë që qytetarët janë bërë bashkë për ndryshim”.

    “Ne e kemi mundur regjimin e fundit autoritativ në Malin e Zi”, deklaroi Abazoviq.

    Abazoviq mes tjerash foli edhe për problemet që kishte Mali i Zi sipas tij nga Gjukanoviqi.

    “14 vjet pas ne kemi ardhur në gjendje që të gjitha resurset shtetërore të përqenderohen tek dy-tre familje, ka pasur një manipulim të mediave dhe gjithçka tjetër”.

    “Deri tani Gjukanoviq dhe partia e tij janë ndjerë të paprekur. Ata kanë qenë të paprekshëm prej ligjit edhe pas gjithë atyre aferave publike”.

    “Ne kemi ardhur deri tek ndryshimi i madh politik pas vullnetit të jashtzakonshëm të qytetarëve”.

    Abazoviq theksoi se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje dhe se Gjukanoviq e mundësoi influencën e kishës në zgjedhje në Mal të Zi.

    “Prap ka dalur e para por me shumë më pak vota se herën e kaluar, kanë pësuar humbje në shumë qytetet që ishin të njohura për vota aty. Edhe në Podgoricë ka humbur mbi 20 mijë vota”.

    “Ka pasur ndërhyrje të Serbisë në rezultat, në çdo hulumtim që bëhet nëpër kisha se si institucioni që qytetarët e besojnë, DPS kanë fut kishën në këtë mes”.

    “Influenca e kishës ishte e dukshme në zgjedhje dhe rezultat” deklaroi Abazoviq.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me ç’rast theksoi se përfaqësimi ndërkombëtar...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, në një intervistë u shpreh i bindur se ndryshimi politik do të ndodh më 8...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës arrestoi dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës nën akuzat për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti, pasi dyshohet se...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Idriz Vehapi kandidat për deputet në Kuvendin Kosovës nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Përmes një shkrimi në...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gili dhe Redoni, nënë e bir, që u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania” si një banor i...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ky afat, i hapur në fund të gushtit, u shty deri më 26...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës....
    Vip26 Dhjetor 2024
    Drenusha nuk e ka lë Gjestin që të fle. Ajo i shkoi atij te shtrati me tigan në dorë, duke i kërcitur....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi studentë bursistë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.