
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, sonte në një intervistë në medie ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Veselit këto ditë që të formohet një koalicion në mes VV-së dhe PDK-së, shkruan Front Online.
Në lidhje me këtë për Front Online foli analisti Ramush Tahiri, i cili tha se një koalicion i tillë edhe mund të bëhet.
“Edhe është e mundur VV me 29 deputet, PDK me 24 dhe monoritetet 20 jane 73 deputet që është shumicë e respektueshme. Konsideroj se VV e ka humb afatin kushtetues prej 15 ditësh e nuk e dha mandatari me emër dhe tash Presidenti ia jep mandatin këtë jave LDK-së dhe kjo parti deri më 10 maj do ta krijoj koalicionin dhe do të votohet në kuvend”, tha Tahiri për Front Online.
Politologu Ramush Tahiri, tha për Front Online se nuk e din se a është “spin” i Veselit apo i Kurtit një lajm i tillë, ngase, sic thotë ai, Veseli ka interest të tregojë se VV-ja nuk ka parime, ndërsa Kurti dëshiron provokim politik.
“ Nuk e dijë a është spin i Veselit apo i Kurtit ky lajm. Veseli ka interes me tregu se Vetvendosje nuk ka parime kur eshtë në pyetje pushteti dhe kapja e tij. Kurti dëshiron provokim politik, përqarje të bllokut opozitar, si dhe blerje kohe në procedura , mbajtje të pushtetit deri në zgjedhje të reja pas pandemisë dikund në muajin korrik kur llogarite se merr më shumë se 50 për qind të votave të qytetarve që votojnë”, përfundoi Tahiri për Front Online.
Ndërsa, zyrtarët të VV-së i kanë hedhur poshtë deklaratat e fundit të Veselit, duke i quajtur gënjeshtra./Front Online/