
Lidhja Demokratike e Kosovës është në pritje të aktvendimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e mandatarit.
Kështu janë shprehur zyrtarë nga LDK-ja.Deputetja Besa Gaxherri ka thënë për GazetaBlic se derisa nuk ka informatë zyrtare nga partia e saj për mbledhje, mbetet që të presin vetëm vendimin e plotë të GjK-së dhe brenda ditës të takohen.
“Nuk kam ndonjë informatë se do të mbahet sot, jemi duke e pritë edhe zyrtarisht vendimin që të dërgohet nga Gjykata Kushtetuese, tani me vendosë brenda ditës besoj”, tha ajo.
Të njëjtën e ka pohuar edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.
“Sot s’ka lëvizje sepse s’kemi pranu materialin prej Gjykatës”, tha ai shkurt
E, Gaxherri ndërkaq është shprehur optimiste për votat për Qeverinë e re. Ajo ka thënë se i kanë siguruar, teksa ka përmendur se mund t’i kenë deri në 65 vota.“Mos me i pas siguru votat nuk ish dashtë me shku në këtë proces. Numrat variojnë, prej 61 deri 65. I kemi të siguruara”, ka thënë ajo