Komisioni disiplinor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) gjobiti Serbinë me 20 mijë franga zvicerane për shkelje të nenit 11 të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe nenit 4 të Rregullores së Kupës së Botës FIFA 2022 në lidhje me flamurin skandaloz të shfaqur në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes kundër Brazilit.
Gjegjësisht, pas ndeshjes kundër Brazilit, në dhomën e zhveshjes të cilën e shfrytëzon përfaqësuesja e Serbisë, është varur një flamur me hartën e Kosovës të lyer me ngjyrat e flamurit serb, me sloganin: “Jo dorëzim”, shkruan FrontOnline.
Ky dënim i FIFA-s është vetëm për shkak të flamurit skandaloz të Serbisë të shfaqur në dhomat e zhveshjes.
Serbia pritet të dënohet edhe për fyerjet e trajnerit serb dhe tifozëve serbë të cilët fyen shqiptarët./FrontOnline/

Të tjera
-
22:37 | 08 Shkurt 2023
-
22:29 | 08 Shkurt 2023
-
22:20 | 08 Shkurt 2023
-
22:16 | 08 Shkurt 2023
-
22:06 | 08 Shkurt 2023
-
22:04 | 08 Shkurt 2023
-
21:51 | 08 Shkurt 2023
-
21:50 | 08 Shkurt 2023
-
21:45 | 08 Shkurt 2023
-
21:42 | 08 Shkurt 2023
-
21:34 | 08 Shkurt 2023
-
21:24 | 08 Shkurt 2023