×
  • Vip
  • Vip

    Fjolla Morina del para Gjykatës së Kukësit bashkë me dy miqtë e saj

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Tre ditë pasi u kap në pikën Kufitare të Morinës, Fjolla pritet që të njihet me masën e sigurisë, bashkë me dy djemtë që e shoqëronin në momentin e arrestimit.Këngëtarja Fjolla Morina ka dalë sot para trupit gjykues në Gjykatën e Kukësit, ku do të njihet me masën e sigurisë, shkruan dosja.al.

    Tre ditë pasi u kap në Pikën Kufitare të Morinës, Fjolla pritet që të njihet me masën e sigurisë, bashkë me dy djemtë që e shoqëronin në momentin e arrestimit.

    Bëhet fjalë për biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin e këngëtares Fitim Muji. Prokuroria e Kukësit ka kërkuar arrest me burg për të tre të prangosurit.Pamjet që po shikoni vijnë nga Gjykata e Rrethit Kukës ku këngëtarja Fjolla Morina ka mbërritur nga forca të shumta policie.

    E veshur me një fustan të gjatë me lule, me maskë të vënë dhe me flokët gërshet, këngëtarja është futur brenda ambienteve të Gjykatës, ku pret të njihet me masën e sigurisë, e shoqëruar nga një efektive. Pas saj, janë futur edhe dy personat e tjerë të arrestuar me këngëtaren në kufi, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.

    Dje u zbardhën edhe dëshmitë e të arrestuarve. Morina ka pranuar se arma e zjarrit që iu gjet në çantë ishte e saja dhe se e kishte dhuratë nga një shok i cili nuk jeton më.Dy 29-vjeçarët që ishin me këngëtaren janë shprehur para grupit hetimor se nuk kishin dijeni që këngëtarja kishte armë me vete. Një ditë më parë, ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është në pritje të një fëmije.

    Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren Fjolla Morina. Kjo e fundit është edhe nënë e dy fëmijëve të mitur.

    Nga Rubrika
    Vip30 Maj 2025
    Spektakli i shumëpërfolur “Ferma VIP” ka nisur mbrëmjen e sotme me një ndryshim të papritur në panelin e opinionistëve. Në krah të...
    Vip30 Maj 2025
    Këngëtarja e madhe, Parashqevi Simaku, ka rrëfyer për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipëria. Në një intervistë për “Opinion”,...
    Vip30 Maj 2025
    Pa bërë zhurmë e larg syrit të medias, Gjesti dhe Egli po vazhdojnë romancën e tyre edhe pas përfundimit të Big Brother...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.