Testimi i vullnetarëve për vaksinën anti-COVID-19 në Itali ka filluar të hënën, në Institutin Kombëtar për Sëmundje Ngjitëse në spitalin Spallanzani.
90 persona janë përzgjedhur nga 7000 të cilët dolën vullnetarë për testimin e vaksinës, e njohur si GRAd-COV2. Vaksina është prodhuar nga kompania ReiThera.
Në fazën e parë, 45 persona të moshave nga 18 deri në 55 vjeç do të vaksinohen, ndërsa grupi tjetër i vullnetarëve janë të moshës mbi 65 vjeç. Drejtori i institutit, Francesko Vaia ka thënë se synimi nga vaksina është që ketë efekt të shpejt dhe të suksesshëm, raporton AP.
Faza e parë do të zgjasë 24 javë dhe do të synojë sigurinë dhe ndikimin e saj. Nëse gjithçka shkon në rregull, fazat e tjera do të përfshijnë numër më të madh të vullnetarëve dhe do të dërgohet edhe jashtë Italisë.
“Të kesh një vaksinë italiane do të thotë të mos jesh skllav apo shërbëtor i asnjë shteti të cilët do të thoshin ‘unë, i pari’”, ka thënë drejtori i institutit, Giuseppe Ippolito, transmeton KOHA.