
Zyrtarë të Komunës së Prishtinës gjatë kohës së pandemisë me Covid-19 ishin ndër më të zëshmit në thirrjet e tyre për respektimin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.
Tani kryetari i kësaj komune po bën thirrje që këto masa të rishikohen edhe njëherë duke i lehtësuar ato.
Drejtori për Shëndetësi në këtë Komunë, Bujar Gashi, për Front Online e ka arsyetuar kërkesën e fundit e të parit të Prishtinës duke thënë se faza e dytë duhet të fillojë dhe se nuk duhet të ketë kthim në fazën e parë
Në kryeqytet pritet që gjatë ditëve të festës së Bajramit të shtohet edhe numri i policëve në pjesë të ndryshme të qytetit sipas nevojës.
LEXO EDHE: 15 raste aktive me Coronavirus në Prishtinë
“Policia dhe Inspektorati janë nën lëvizje dhe mbikëqyrje të respektimit të masave. Besoj që edhe ditën e diele dhe të hënën do të jenë në krye të detyrës në respektimin e masave që vijnë nga niveli qendror. Polica Rajonale e Prishtinës është pjesë e Shtabit të Komunës së Prishtinës dhe jemi në komunikim “online” edhe me policinë e Kosovës, dhe varësisht prej nevojave brenda orëve rritet numri i policëve nëse veç ka nevojë për tu rritur numri i mbikëqyrësve në teren”, tha ai për Front Online.
LEXO EDHE: Komuna e Prishtinës: Fitër Bajrami të falet në shtëpi
Gashi në fund ka kërkuar nga qytetarët që të respektohet secila masë mbrojtëse në mënyrë dhe që të evitohet infektimi me pandemisë Covid-19.
“E dimë krejt sa është e rëndësishme festa e Bajramit, festa më e madhe e jona sa i përket festave fetare. Dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Të festojmë pa u dëmtuar në mënyrën më të mirë të mundshme duke i respektuar masat”, deklaroi Gashi për Front Online.
Drejtori i Prishtinës: Të rishikohen masat, kryeqyteti synon ta fitojë betejën ndaj Coronavirusit