×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj me 7 drejtorë e kryesuesen e infektuar, gati për t’iu nënshtruar masave të reja

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Komuna e Ferizajt, hyn në mesin e komunave më të prekura nga Covid-19, e në veçanti ditëve të fundit.

    Komuna e udhëhequr nga Agim Aliu, ishte “paralizuar”, me gjysmën e drejtorëve të infektuar nga Covid-19.

    7 drejtor, kryesuesja e Kuvendit komunal, nënkryetari i komunës si dhe tre anëtarë të kabinetit të kryetarit të komunës është bilanci i të prekurve me Covid-19, në administratën e kësaj komune.

    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se tashmë disa nga këta të prekur kanë hyrë në ditën e 16 që kur kanë rezultuar pozitiv dhe se shpreson që shpejtë t’i kthehen normalitetit.

    “Ne jemi në fazën ku disa nga drejtorët presin të ri testohen edhe tashmë kanë kaluar ato simptomat e zakonshme të Covid-19, ne kemi 7 drejtor që kanë rezultuar pozitiv, në mesin e tyre nënkryetarin dhe kryesuesja e Kuvendit dhe tre zyrtar nga kabineti im. Disa prej tyre janë në ditën e 16, që kur kanë rezultuar të infektuar dhe po presim, që ata të kthehen në normalitet”, tha Aliu për IndeksOnline.

    Aliu ka komentuar masat e reja të ndërmarra nga Qeveria Hoti, në mesin e të cilat është ndalimi i qarkullimit për disa komuna. Ferizaj është në mesin e këtyre komunave e cila që nga ora 21:00 deri në 05:00, do të ketë të ndaluar qarkullimin për qytetarë, duke filluar që nga sot.

    Aliu tha se ndonëse këto masa nuk janë pritur mirë nga qytetarët dhe komunitetit i bizneseve, do të zbatohen në përpikëri nga organet kompetente.

    “Janë masa qe ne zakonshëm si kryetarë të komunave nuk i kemi kontestuar as në të kaluarën, për faktin se jemi nivel lokal dhe ne i zbatojmë vendimet që vijnë nga niveli qendror dhe tash fillojnë ato masa të aplikohen. Shpresoj që do të fillojnë të respektohet edhe pse nuk është mirëprit nga qytetarët dhe as nga komuniteti i biznesit, sepse veçse kaluam në kufizim dhe në masa të ashpra. Si vendim i qeverisë, si të tillë e kemi respektuar edhe më parë e do ta respektojmë edhe në këtë rast”, theksoi tutje Aliu.

    Ali ka treguar se sot gjatë ditës ka pasur një takim me shtabin emergjentë, me të cilët ka diskutuar për situatën aktuale dhe për hapat që do të ndërmarrin secili mekanizëm institucional veç e veç.

    Aktualisht në komunën e Ferizajt, janë 101 raste aktive, nga 242 sa ishin në tërësi rastet që nga fillimi i pandemisë, ndërsa janë shëruar 139 persona, e me fatalitet kanë përfunduar 2 të tjerë.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur padrejtësi dhe diskriminim mosjelimin nga ana e Gjykatës Speciale që ish-presidenti...
    Lajme17 Mars 2025
    Aktivisti Uk Lushi është shprehur i ashpër me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, për të cilët tha se “as nuk lëvizin qerpikun...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin e  Kosovës në varrimin e të atit, i...
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues. Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga...
    Lajme17 Mars 2025
    Azdren Shala tha se Albin Kurtit i pengon Hashim Thaçi sepse ai “është shpallës i pavarësisë e udhëheqësi i çlirimit”. Ai tha...
    Lajme17 Mars 2025
    Kompania “Ilir Noshi B.I” ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, për ndërhyrje të dyshuara në...
    Lajme17 Mars 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, deklaron se Specialja...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    “Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes”, thuhet në deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë, në prag të telefonatës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.