×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferati: Asociacioni s’ka nevojë të diskutohet në Bruksel, s’hyn në fuqi pa aktgjykim të Kushtetueses

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Ish-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, thotë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund të krijohet sikurse ai aktuali që është në Kosovë dhe që qëllim ka bashkëpunimin e komunave mes vete duke njoftuar se Kushtetuta e lejon këtë.

    Ai thotë se pas hartimit të këtij Asociacioni duhet dërguar në Qeveri e më pas edhe në Gjykatë Kushtetuese, prandaj edhe s’mund të jetë kundër ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

    Ferati shtoi se kjo çështje ka përfunduar dhe s’duhet kthyer në tavolinën e bisedimeve në Bruksel derisa kërkesën për rikthim nga ana e negociatorëve serbë e cilësoi si tentativë nga Serbia për të bërë presion ndaj Kosovës.

    “Çështja ka mbetur që të hartohet statuti nga grupi punues dhe për ta dërguar në Qeveria, e cila më pas e inkorporon dhe e dërgon në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Kthimi në tavolinë s’ka kuptimin, por insistimi që të implementohet edhe mund të jetë”.

    Ish-ministri i LDK-së në Info Magazine për grupin punues të këtij asociacioni, i cili përbëhet nga katër serbë, tha se ka pasë tendencë që të fusë gjëra që nuk janë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, po ashtu dhe kundër atyre të gjeturave të aktgjykimit të vitit 2013.

    “Nuk e di se çka kanë pretenduar, por vetë fakti se po vonohet dhe nuk i është dërguar Qeverisë nënkupton se duan të bëjnë një status jashtë rregullave dhe jashtë asaj që kishte me qenë e pranueshme në Qeveri. Pala serbe do të bëjë presion për të përshpejtuar procesin, por s’ka nevojë me u ngut derisa dialogu vazhdon dhe deri s’ka dokument final të marrëveshjes përfundimtare.

    “Në vitin 2013 është arritur marrëveshje që të themelohet asociacioni duke e ditur që Kushtetua e Kosovës dhe ligjet për komunat lejojnë që të formohet edhe një asociacion tjetër, pos atij që e kemi tash. Pra, me këtë mund të vërtetohet që Kushtetuta e lejon formimin e asociacionit dhe mund të jetë sikur ai ekzistues – e drejta për bashkëpunim dhe marrëdhënia ndërmjet komunave”.

    Ferati tha se të gjitha të gjeturat e Kushtetueses janë të kënaqshme dhe e begatojnë projektin.

    “Është për t’u gëzuar që Gjykata Kushtetuese ka ndihmuar shumë në këtë çështje. Të gjitha ato çështje duhet të inkorporohen. Në bazë të informatave që kam puna ka ngecur te grupi punues. Hartimi i statutit është detyrë e tyre që ende s’ia kanë dërguar Qeverisë propozim-statutin”.

    Ai tha se Qeveria mund të refuzojë statutin e Asociacionit kur t’i dërgohet nga grupi punues po që se është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe se gjithashtu ai s’mund të hyjë në fuqi pa dhënë aktgjykim Gjykata Kushtetuese.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.