×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Fauci: SHBA-ja nuk ka më nevojë për izolim

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Eksperti amerikan për koronavirusin, Anthony Fauci ka thënë se nuk i sheh më Shtetet e Bashkuara duke u kthyer në izolim, pavarësisht rritjes së shkallës së infektimit.

    “Nuk mendoj se do të flasim për kthim në izolim”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve, AFP.

    “Mendoj se ne do të diskutojmë mundësi për të kontrolluar më mirë zonat që kanë më së shumti raste”.

    Derisa ish-epiqendra amerikane, Nju Jorku, duket se ka vënë nën kontroll shpërthimin e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, shkalla e infektimit vazhdon të jetë e lartë në shtetet tjera.

    Fauci ka thënë se duhet të ketë një qasje të lokalizuar të hapjes së shteteve, në mënyrë që në zonat ku nuk ka raste të reja të hapen shkollat, derisa pjesët tjera të mos marrin masa të reja.

    Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për këtë pandemi, ka thënë se është optimist që shumë shpejt do të zbulohet një vaksinë, teksa testimet e hershme i ka konsideruar “inkurajuese”.

    Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja është prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.

    Atje janë regjistruar 2,191,052 raste të të infektuarve, derisa 118,434 prej tyre kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    TikTok” do të rifillojë shërbimet për përdoruesit e tij në SHBA. Rreth 12 orë pasi u mbyll për herë të parë, përdoruesit...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në Durrës, ku njëra prej tyre ka përfunduar në kanal. Bëhet e ditur se...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes...
    Të tjera
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim madhështor në Kodrën e Trimave, Prishtinë, në kuadër...
    Lajme19 Janar 2025
    Aksionari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli, i ka vazhduar në Washington DC takimet e shumta me nivelet më të larta të politikëbërjes...
    Zgjedhjet 202519 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka vazhduar takimet me qytetarët. Ai mbrëmë është takuar edhe me banorët e disa fshatrave...
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, zhvilloi takime të rëndësishme me qytetarët e Podujevës dhe Rahovecit, duke marrë përkrahje të madhe...
    Vip19 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në trojet shqiptare, janë argëtuar sot në shumë raste me këngë të zgjedhura nga Vëllai i...
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, këtë të diel ka mbajtur një tubim me mjekë, infermierë, farmacistë dhe personel shëndetësor. Hamza...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.