×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Fatkeqësitë natyrore/ Përmbytje, tërmete, zjarre – Shqipëria zë vendin e parë në Evropë

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian prej vitesh janë intensifikuar, por ka një fushë në të cilën vendi ynë mban vendin e parë në Evropë dhe të 40 në botë.

    Dhe kjo, jo sipas dëshirës së ndonjë zyrtari me lidhje politike sa majtas e djathtas, por sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Shqipëria mban vendin e parë në Evropë dhe të 40 në botë për rrezikun nga fatkeqësitë natyre; përmbytje, tërmete, zjarre e të tjera. Të dhënat historike tregojnë se tërmetet kanë shkatërruar krejtësisht disa herë Durrësin, teksa lëkundjet sizmike renditen të parat për katastrofat që mund t’i krijojnë vendit fatkeqësitë e tjera natyrore.

    Përtej pasojave sociale, këto fenomene natyrore të pashmangshme kanë ndikim të madh në ekonominë e vendeve. Shqipërisë, ndër vite, i është dashur të paguajë një faturë të lartë për shkak të dëmeve që kanë krijuar fatkeqësitë, të tilla si tërmetet, përmbytjet dhe zjarret etj.

    Një studim të fundit që ka bërë Qendra Evropiane për Çështje të Sigurisë tregon se humbjet ekonomike të shkaktuara nga këto fatkeqësi midis viteve 1974-2019, janë llogaritur mesatarisht në 9.5 miliardë lekë në vit.

    Shqipëria kërcënohet nga rreziqe të ndryshme natyrore, duke përfshirë, ndër të tjera, përmbytjet, thatësirat, reshjet e dendura të shiut dhe borës, stuhitë e erës, valët e të nxehtit, rrëshqitjet e tokës, ortekët dhe zjarret në pyje.

    Sipas DesInventar, një sistem ky për menaxhimin e informacionit rreth fatkeqësive, nga viti 1852 deri në vitin 2013 në Shqipëri kanë ndodhur rreth 4000 raste fatkeqësish. Përmbytjet vlerësohen si shkaktare të humbjeve më të mëdha ekonomike gjatë periudhës 1990-2019, të ndjekura nga përmbytjet e shpejta dhe rrëshqitjet e tokës.

    Në bazë të të dhënave historike, përmbytjet më të mëdha kanë qenë ato të nëntorit të vitit 1962 dhe të janarit të vitit 1963, të cilat përmbytën rreth 70 000 hektarë tokë bujqësore.

    Kërcënimi i rreziqeve nga përmbytjet në Shqipëri është i lartë, ku mesatarisht ndodh një ngjarje e tillë çdo gjashtë vjet. Gjatë 33 viteve të fundit, humbjet ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet vlerësohen në 2,3 miliardë USD.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.