×
  • Auto
  • Auto

    Facebook heq reklamat e Trump: Përmbajnë simbole “urrejtjeje”

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Facebook-u ka hequr me dhjetëra reklama zyrtare të presidentit Donald Trump, duke thënë se ato shkelin politikën e saj kundër akteve të organizuara të urrejtjes. “Ne nuk lejojmë simbole që përfaqësojnë organizata që mbështesin urrejtjen apo ideologji të urrejtjes, përveçse në ato raste kur ato janë paraqitur me një kontekst apo dënohen për aktet e tyre”, tha të enjten kreu i Politikës për Sigurinë i Facebook-ut, Nathaniel Gleicher, përpara Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve.

    “Kjo është ajo që pamë në këtë rast me këtë reklamë dhe kudo që do të përdoret ky simbol, do të ndërmarrim të njëjtat veprime”, shtoi ai. Më herët gjatë ditës në twitter shpërtheu një polemikë në lidhje me reklamat “Stop Antifës”, krijuar nga përfaqësues të fushatës për rizgjedhje të presidentit amerikan. Një grup që mbron të drejtat e hebrejve liberale ishte ndër ata që vunë re se trekëndëshi i përmbysur në ngjyrë të kuqe që paraqitej në reklamë, ishte një shenjë që dikur përdorej nga nazistët për të përcaktuar të burgosurit politikë në kampe përqendrimi.

    “Nuk kemi asnjë lidhje me këtë gjë”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere për “Zërit të Amerikës”, duke ia përcjellë çështjen zyrtarëve të fushatës politike të zotit Trump. Reklamat në Facebook, të cilat janë parë nga më shumë se një milion përdorues, u shfaqën në llogarinë zyrtare të Presidentit, atë të Nënpresidentit Mike Pence si dhe në llogarinë zyrtare të fushatës së zotit Trump. “Banda të rrezikshme të grupimeve të majta po enden nëpër rrugët tona dhe po shkaktojnë kaos total”, shkruhej në reklamat që shfaqnin një trekëndësh të kuq poshtë tekstit.

    Presidenti ka bërë thirrje që Antifa të shpallet si një organizatë e brendshme terroriste dhe ka pohuar se ky grupim është përfshirë në akte të dhunshme gjatë demonstrave të fundit civile në Shtetet e Bashkuara, të cilat u nxitën nga vdekja në Mineapolis e një afrikano-amerikani. Zyrtarët e fushatës së zotit Trump thanë se përdorimi i simbolit në reklamat e tij kishte për qëllim të tregonte rreziqet e lëvizjes antifashiste dhe nuk ishte një referencë e drejtpërdrejtë për të burgosurit e kampeve naziste të përqendrimit.

    “Trekëndëshi i kuq i përmbysur është një simbol i përdorur nga Antifa ndaj dhe u përfshi në një reklamë për Antifën. Tërheqim vëmendjen se Facebook-u ka ende në përdorim një imazh të vogël dixhital (emoji) të një trekëndëshi të kuq të përmbysur, i cili duket tamam i njëjtë, ndaj dhe është e çuditshme që ata kanë shënjestruar vetëm këtë reklamë”, u përgjigj drejtori i komunikimit të fushatës së zotit Trump, Tim Murtaugh.

    “Imazhi gjithashtu nuk është përfshirë në bazën e të dhënave të simboleve të urrejtjes të Ligës Anti-Denigrim. Eshtë ironike që u desh një reklamë e zotit Trump për të detyruar median që të pranojë tërthorazi se Antifa është një grup që nxit urrejtje”, shtoi ai. Lidhja Anti-Denigrim (ADL), një organizatë 107-vjeçare hebreje e cila lufton diskriminimin dhe paragjykimin, thekson se baza e të dhënave të saj nuk përbëhet nga simbole historike naziste, por përkundrazi rendit simbole që zakonisht përdoren nga ekstremistët modernë dhe supremacistët e bardhë në Shtetet e Bashkuara.

    Organizata tha gjithashtu ndërsa disa anëtarë të Antifës e kanë përdorur trekëndëshin e kuq, ai nuk është një simbol i zakonshëm i lidhur me grupin dhe përdorimi i tij është i ngjashëm me përdorimin e trekëndëshit rozë nga disa grupe LGBTQ. “Përdorimi i një simboli të kampeve të përqendrimit nga pasardhësit e kategorive të të persekutuarve, si antifashistët si dhe ata që përfaqësojnë komunitetin LGBTQ, është shumë i ndryshëm nga dikush që përdor një imazh të një kampi nazist përqendrimi për të etiketuar armiqtë e dikujt”, thuhej në një deklaratë të organizatës.

    Shefi ekzekutiv i Lidhja Anti-Denigrim Jonathan Greenblatt i tha “Zërit të Amerikës” se pavarësisht nëse zyrtarët e fushatës së zotit Trump ishin në dijeni ose jo të historisë apo kuptimit të simbolit, ta përdorësh atë për të sulmuar kundërshtarët e presidentit “është fyese dhe thellësisht shqetësuese”. “Nuk është e vështirë për dikë që të kritikojë kundërshtarin politik pa përdorur imazhe të epokës naziste. Ne i lutemi zyrtarëve të fushatës së zotit Trump të tregojnë më shumë kujdes dhe të njihen me kontekstin historik përpara se ta bëjnë një gjë të tillë. Padija nuk është një justifikim për përdorimin e simboleve të urrejtjes”.

    Zyrtarët e fushatës së zotit Trump theksuan se simboli është në përdorim të gjerë si një imazh dixhital (emoji) në median sociale që paraqitet si ndihmë për të lundruar në internet apo dhe si një lëvizje që trehon rënien e aksioneve. Reklama të tjera të fushatës së zotit Trump me gjuhë identike por që përmbajnë imazhe të ndryshme, që përfshijnë shenja ndalimi e pikëçuditëse, vazhdonin të shfaqeshin në Facebook pas çaktivizimit të reklamave me trekëndëshin e kuq.

    Sipas historianëve, trekëndëshi i kuq i përmbysur u vu për herë të parë në përdorim nga nazistët në vitet 1930 për të identifikuar komunistët. Ai u përdor gjithashtu për të treguar social-demokratët, liberalët dhe anëtarët e tjerë të partive opozitare. Një trekëndësh i kuq i përmbysur mbi një trekëndësh të verdhë ishte një simbol që të burgosurit politikë hebrenj u detyruan të vendosnin prej nazistëve.

    Një me kartëmonedhë 100 dollarëshe me yllin e Davidit me gjashtë cepa në të ku ishte vizatuar kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike Hillary Clinton u postua në twitter dhe u fshi nga zoti Trump gjatë fushatës së vitit 2016 ndaj ish-sekretares së Shtetit. Kandidati republikan Donald Trump deklaroi aso kohe se shenja nuk ishte antisemitike sepse ylli përfaqësonte simbolin e një sherifi policie./VOA

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Auto26 Mars 2024
    Tani është sërish në fokusin e interesit të fansave të Volkswagen të prirur veçanërisht drejt akordimit. Dhe sigurisht brezi ikonik i Golfit,...
    Auto25 Mars 2024
    Gabimet e shpeshta të shoferit mund të dëmtojnë motorin. Drejtuesit e benzinës dhe dizelit mund të dëmtojnë vajin në automjetin e tyre...
    Auto24 Mars 2024
    Prej vizitorëve më të shpeshtë të Evropës janë edhe amerikanët. Bëhet e ditur se vetëm në vitin 2023, gati një në tre...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.