×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan: Turqia do të marrë gjithçka që i takon në Mesdhe, Egje dhe në Detin e Zi

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Turqia do të marrë gjithçka që i takon në Mesdhe si dhe në Egje dhe në Detin e Zi, deklaroi sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu Agency.

    “Turqia nuk synon tokat, sovranitetin ose interesat e një vendi tjetër, por kurrë nuk do të bëjë lëshime për atë që i takon me të drejtë”, tha Erdogan në një ngjarje në të cilën shënohej 949-vjetori i Betejës së Malazgirt në Mus të Turqisë lindore.

    Turqia kërkon nga të gjithë të shmangin bërjen e gabimeve që mund të çojnë në shkatërrimin e tyre, shtoi Erdogan, duke folur në mes të mosmarrëveshjeve me Greqinë lidhur me të drejtat e Turqisë mbi territorin detar dhe burimet e energjisë.

    “Madje edhe sot trashëgimia bizantine kryen padrejtësi dhe lëvizje piratike duke llogaritur në mbështetjen e evropianëve, gjë që tregon se ata nuk kanë arritur të mësojnë nga historia”, tha Erdogan.

    Komentet pasojnë zbulimin më të madh të gazit natyror të Turqisë në Detin e Zi dhe konfliktin e vazhdueshëm në Mesdheun Lindor me Greqinë.

    Erdogan njoftoi të premten se Turqia ka gjetur rreth 320 miliardë metra kub rezerva të gazit natyror pasi anija e saj gjurmuese Fatih filloi punën më 20 korrik në brigjet e Detit të Zi.

    Përpjekjet për uljen e tensioneve

    Gjatë një takimi të martën me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas i cili kërkonte të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjet rreth Mesdheut, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu shprehu gatishmëri që të angazhohet për dialog, por gjithashtu kundërshtoi shkeljen e ligjeve nga ana greke dhe ngritjen e tensioneve në rajon.

    Turqia ka kundërshtuar vazhdimisht përpjekjet e Greqisë për të shpallur një zonë ekskluzive ekonomike bazuar në ishujt e vegjël pranë brigjeve turke, duke shkelur interesat e Turqisë, vendit me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe.

    Para vizitës së Maas, Turqia dhe më vonë Greqia dërguan alarme kontradiktore për stërvitje ushtarake në Mesdhe.

    Ankaraja gjithashtu ka thënë se burimet e energjisë pranë Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), e cila i ka dhënë licencë kompanisë shtetërore turke të naftës Turkish Petroleum dhe administratës qipriote greke të Qipros Jugore.

    Erdogan ka thënë se e vetmja zgjidhje për mosmarrëveshjet qëndron përmes dialogut dhe bisedimeve, duke i kërkuar Athinës të respektojë të drejtat e Turqisë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.