×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan publikon një videokëngë për Aja Sofian, mesazh edhe në gjuhën shqipe

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan publikoi në llogarinë personale në Twitter një videokëngë për Aja Sofian, të cilën kohët e fundit e ktheu përsëri në një xhami.Kënga është në nëntë gjuhë duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Imran Salkan është këngëtarja që interpreton në gjuhën tonë një varg “Aja Sofia ti nuk je vetëm një gur, emrin tënd po e përhapim në botë”.

    Përveç këngëtares shqiptare, gjithashtu interpretohet edhe nga këngëtarët në gjuhën kirgize, arabe, azere, kurde, bengale, turke dhe suahilisht, transmeton Telegrafi.

    Më 10 korrik, presidenti turk nënshkroi një dekret duke e kthyer përsëri në një xhami.Hagia Sophia është një monument i trashëgimisë kulturore botërore dhe shumë vende të botës i kanë bërë thirrje Erdoganit të mos e bënte sepse do të dërgonte në një ndarje midis botës së krishterë dhe Turqisë.

    E ndërtuar në shekullin e gjashtë gjatë mbretërimit të Perandorit Justinian, ishte një simbol i Ortodoksisë, por edhe i fuqisë së Bizantit deri në rënien e Kostandinopojës më 29 maj 1453, kur Sulltani turk, Mehmedi Pushtuesi i Dytë, duke hyrë në qytet, kreu një lutje në këtë vend tempull fetar.

    Kështu u bë simbolikisht një xhami, dhe Kostandinopoja kryeqyteti i Perandorisë Osmane.Ndryshe, lutja e parë myslimane është planifikuar për 24 korrik, dhe zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin tha se mozaikët e krishterë në mure do të mbulohen me perde gjatë namazit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama, është duke  i vazhduar tubimet e tija me shqiptarë në kuadër të fushatës zgjedhore...
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Në pranga ka rënë një 24-vjeçar nga Tirana, pasi nga kontrollet në automjet dhe në banesën e tij, policia ka sekuestruar kanabis,...
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Mirëbesimi la një çift të moshuarish nga Lohmar në Gjermani pa 120 mijë euro. Një 36-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 25-vjeçe, që...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2025
    Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e Artë në Kampionatit Europian të Xhudos për Senior që po mbahet në Podguricë të Malit...
    Vip23 Prill 2025
    Artisti kosovar Gjesti ka bërë faljen e radhës. Pasi fitoi çmimin e madh ai ndau dy selfie ku krahas pozave vëmendja ishte...
    Lajme23 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Deçan rreth orës 11:30 ka marrë një informatë dhe fotografi të...
    Lajme23 Prill 2025
    Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Ilir Abdullahut, i cili akuzohet se në bashkërkyerje me...
    Lajme23 Prill 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar nga puna dy zyrtarë policorë, pasi të njëjtit kanë dështuar në zbatimin e urdhëresës për arrestimin...
    Lajme23 Prill 2025
    Gjykata Kushtetuese ka njoftuar këtë të mërkurë se e ka shfuqizuar Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, pasi ka gjetur se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.