×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan: Ekonomia e Turqisë është në një periudhë të fuqishme të rimëkëmbjes

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi është në një “periudhë shumë të fuqishme të rimëkëmbjes” bazuar në të dhënat paraprake ekonomike për muajin qershor, raporton Anadolu Agency (AA).

    Indeksi i besueshmërisë ekonomike të Turqisë u rrit ndjeshëm në 73,5 në muajin qershor, njoftoi të hënën autoriteti statistikor i vendit, duke shtuar se numri shënoi rritje për 19,1 për qind, nga 61,7 sa ishte muajin e kaluar, pasi Turqia lehtësoi masat e kufizimeve që ndërlidheshin me pandeminë e koronavirusit.

    “Rritja prej 4,5 për qind e Turqisë në tremujorin e parë është prova më e madhe e fuqisë dhe potencialit të ekonomisë”, tha presidenti Erdoğan pas një takimi të kabinetit në Ankara.

    Ai theksoi se Turqia do të bëhet një nga “vendet-yje” të botës që riformon veten pas pandemisë COVID-19.

    Erdoğan gjithashtu theksoi se Turqia synon të ulë numrin e rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve në zero.

    “Ne jemi të vendosur ta largojmë vendin tonë nga grupi i vendeve në rrezik”, tha ai.

    Në lidhje me masat për të ndihmuar mbrojtjen e publikut nga rreziku i virusit, Erdoğan njoftoi gjithashtu se qeveria zgjati përfitimin e ndihmave për një muaj më shumë.

    “Dëshira jonë e vetme nga opinioni në këtë proces është që ata të na mbështesin duke ndjekur rregullat, duke u kujdesur për punët e tyre, prodhimtarinë dhe duke mbrojtur shtetin e tyre”, tha Erdoğan.

    Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Turqi ka arritur në 198.613, duke përfshirë 171.809 të shëruar dhe 5.115 të vdekur.

    Që nga shfaqja e saj në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, pandemia ka marrë më shumë se 500 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën.

    Më shumë se 10 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën ndërsa mbi 5.2 milionë pacientë janë shëruar, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.