×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Epidemiologu: Rastet e shtuara me Coronavirus janë shqetësuese, mos harroni distancimin social

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Epidemiologu i ISHP-së Dritan Ulqinaku ka deklaruar se shifrat e fundit janë një paralajmërim që ne duhet të jemi më të kujdesshëm.

    Mjeku ndër të tjera ka theksuar se qytetarët e harruan distancimin fizik duke çuar dhe në rritjen e rasteve të reja me koronavirus.

    Një ndër problemet kryesore tek ne është se ne e kemi harruar fare distancimin social, duke bërë me dije se grupi më i kujdesshëm në të gjithë këtë duhet të jenë të pesnionistët.

    “Është një shifër që është në nivelin e alarmit. Ne duhet të shqetësohemi më shumë për kapacitetet mjeksore dhe deri në 30 raste në dite sistemi i përballon, por me këtë shifër duhet të jemi më të vëmendshëm. Ne harruam shumë shpejt se çfarë ishte karantina. Nuk flas për 30 të shtruar, por 30 të infektuar. Janë shtruar 7 shtrime të reja. Nuk është se janë në gjendje të rëndë, por është një person që ka rëndësi të jetë nën kujdesin e mjekëve. Kjo sëmundje ka treguar se mund të kthehet në një mënyrë të papritur dhe mund të marrë edhe jetë”, ka thënë Ulqinaku në abc.

    Epidemiologu është shprehur se është e rëndësishme që tashmë OBSH ka theksuar se personat simptomatik nuk e ngjisin virusin. Sipas mjekut duhet të jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë të mundur të bëjmë hapa pas pasi do të ndikojë edhe në shëndetin tonë mendorë.

    Ndërkohë pyetjes nëse do të kemi një valë të dytë, mjeku ka theksuar se pa kaluar vjeshta nuk mund të japë një përgjigje të saktë.

    “Pa kaluar valën e dytë të koronavirusit ne nuk mund të japim asnjë konkluzion të saktë, pasi nuk ka asnjë fakt në lidhje me rikthimin e Covid 19. Ndryshimi i Covid 19 me një grip normal është se kërkon një hospitalizim të gjatë. Frika më e madhe është se mund të mos kemi krevat ku mund të vendosim fëmijët. Lufta nuk ka mbaruar, ne nujk duhet të harrojmë, as qytetarët, as mjekët, as strukturat spitalore”, është shprehur ai.

    Gjithashtu mjeku ka bërë apel qytetarëve që të ruajnë distancën 1.5 metër, të mbajnë maskën në ambientet që janë me ajër të kondicionuar, në transportin urban dhe çdo gjë tjetër do të vijojë në normalitet.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.