×
  • Lajme
  • Lajme

    Epidemiologu kosovar: Coronavirusi do jetë më i butë nëse paraqitet prapë në vjeshtë

    FrontOnline
    09 Maj 2020

    Çka na pret më tej? Ky është preokupimi i gjithsecilit në këtë betejë me virusin korona. Epidemiologu Isuf Dedushaj thotë se ende nuk mund të thuhet se virusi është në eliminim e sipër. Sipas tij, koronavirusi mund të thuhet se është eliminuar nëse për 14 ditë rresht nuk shfaqen raste të reja.

    “Shpresoj që pas datës 18 rastet kanë me qenë të rralla por ne nuk mund të flasim se sëmundja është mënjanu sepse është në luftë e sipër të eliminohet derisa nuk është në inkubacion së paku prej 14 ditëve që nuk paraqitet rasti te ne por edhe në botë”, shpjegoi ai.

    “Kjo është pandemia më e fuqishme që ka godit botën prej vitit 1957 kur u shpall gripi kinez që është shpërndarë në gjithë botën dhe ka mbyt deri në 4 milionë njerëz. Ne si Kosovë fatbardhësisht kemi marrë masat shumë herët dhe fati më i mirë ka qenë se para shfaqjes së rastit të parë të sëmundjes janë mbyllur institucionet arsimore dhe fetare”, ”, tha ai për RTV21.

    Dedushaj thotë se nëse virusi korona do të rishfaqet në vjeshtë nuk do të ketë agresivitetin e tanishëm.

    “Vera ka me qenë e mirë. Vjeshta se di askush, ato janë parashikime që japin ekspertë që edhe unë mendoj se a do të zhduket virusi. Nëse në vjeshtë paraqiten raste të reja dhe në qoftë se virusi ka pësuar mutacione do të paraqiten raste të reja por në forma shumë më të buta, jo kaq agresive siç është tash”, shtoi ai.

    Epidemiologu kosovar pret që në të ardhmen virusi të zhduket.

    “Unë pres që covid-19 të eliminohet në të ardhmen”, tha Dedushaj.

    “Nëse ka me u paraqit kohë pas kohe atëherë ka me e marrë formën e gripit sezonal”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.