×
  • Lajme
  • Lajme

    Endrit Shala i emocionuar uron dy kadetët kosovarë që diplomuan para Tumpit

    FrontOnline
    13 Qershor 2020

    Deputeti i Nismës Social Demokrate Endrit Shala i ka uruar dy kadetēt kosovarë të cilët diplomuan sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne West Point, para presidentit Donald Trump, raporton Front Online.

    Shala ka thënë se do i jenë përherë mirënjohës Amerikës për mbështetjen.

    “Ne, ju, Kosova, të gjithë do të jemi më të sigurt me Arlenën e Yllin, me këta kadetë që u trajnuan nga forcat e shtetit mik, nga forcat ushtarake të ShBA-së”, ka shkruar Shala.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Shalës.

    Kosovës po i vijnë ditë të mira.

    U emocionova pa masë derisa po ndiqja live ceremoninë e diplomimit të Arlena Shalës dhe Ylli Dalladakut, para presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

    Arlena e Ylli shënuan sot historinë duke u bërë  kosovarët e parë që diplomuan në akademinë ushtarake prestigjoze të Uest Pointit në Shtetet e Bashkuara.

    Të dy ata tashmē janë ushtarakët e rinj që do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Ne, ju, Kosova, të gjithë do të jemi më të sigurt me Arlenën e Yllin, me këta kadetë që u trajnuan nga forcat e shtetit mik, nga forcat ushtarake të ShBA-së.

    Falemindetit Arlena e Yll për krenarinë që na dhatë sot, faleminderit Amerikë për mbështetjen që na jep çdo ditë. U jemi përjetë mirënjohës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.