×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Emiratet e Bashkuara Arabe shënojnë zero viktima të Covid-19, për herë të parë që nga prilli

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e kanë regjistruar asnjë viktimë të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara. Lajmin e bëri të ditur princi i Abu Dabit, Mohammed Bin Zayed.

    “Sot njoftojmë se ka pasur zero vdekje të lidhura me Covid-19 në Emiratet e Bashkuara Arabe në 24 orët e fundit. Mirënjohja jonë më e thellë për heronjtë tanë në vijën e frontit dhe për shoqërisë për përkushtimin e tyre në respektimin e masave parandaluese. Ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta për ta luftuar këtë sfidë”, shkroi princi në Twitter.

    Hera e fundit kur Emiratet e Bashkuara nuk kanë shënuar viktima të koronavirusit për 24 orë ishte data 18 prill, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

    Të martën, në këtë shtet u regjistruan edhe 375 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 55.573 persona. Prej tyre, mbi 46,000 tashmë janë shëruar.

    Në përgjithësi, Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë testuar për koronavirus më shumë se katër milionë njerëz nga 11 milionë banorë sa janë gjithsej.

    Ministri i Shëndetësisë njoftoi se dy vaksina tashmë kanë hyrë në fazën e tretë të testimit dhe 15,000 persona kanë qenë vullnetarë në këtë testim. Procesi ka filluar në qershor në bashkëpunim me Kinën.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.