Modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, që jeton në SHBA, Emina Cunmulaj, shkoi nga larg për në Malin e Zi për të përkrahur partitë shqiptare në zgjedhje.
Çunmulaj ka dhënë sot një mesash për të gjithë shqiptarët e Malit të Zi, duke iu bërë thirrje të votojnë masivisht për të ruajtur mbi të gjitha gjuhën e tyre.
Ajo është shprehur se njeriu mund të shëtisë anembanë botës, por nuk mund të gjejë kurrë si vendin dhe gjuhën e tij.
“Mburrem që kam të drejtë me votuar si shqiptare në Mal të Zi. Mburrem që jam shqiptare prej Malit të Zi, kështu që dua të mburren edhe të gjithë shqiptarët e Malit të Zi. Të bashkohemi me njëri-tjetrin, se pa njëri-tjetrin nuk mundemi kurrsesi. Më kujtohet që kur isha fëmijë, ecja 2 orë në këmbë për të shkuar, librat i blinim vetë. Sot nuk është e lehtë të fitohet leku, pandemia, katastrofa nëpër botë. Ne jemi vend i vogël dhe popull i vogël, duhet të ngrihemi për njëri-tjetrin. Ne i themi njëri-tjetrit ‘mirëmëngjes’”, tha Çunmulaj.
“Mos harroni se gjaku nuk është ujë. Shqiptarët duhet të ngrihen, se fëmijët e tyre nuk do të flasin shqip. Unë jam rritur në këto troje, vend më të bukur se Ulqinin nuk kam, vij këtu, sepse flitet shqip. Kam qejf kur hyj në doganë dhe flas shqip. Kjo është diçka që s’mund me ta heq kush prej shpirtit. Vajzat e mia nuk e kanë babanë shqiptar, por ju flas shqip. Nuk mundemi të harrojmë nga vijmë, të shëtisim në gjithë botën, prapë shqip duhet të flasim. Duhet të votojmë për gjuhën tonë”, ka thënë modelja.
https://www.instagram.com/tv/CEhBXRBnnX7/?utm_source=ig_embed