×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    EMA kërkon që të përdoren të gjitha vaksinat e autorizuara

    FrontOnline
    22 Qershor 2021

    EMA aktualisht ka autorizuar katër vaksina: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe J&J.

    Shtetet e Bashkimit Evropian duhet të përdorin të gjitha opsionet e vaksinave në dispozicion (të autorizuara) për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe është shumë herët të thuhet nëse një lloj i veçantë është më i mirë.

    Ishte kjo këshilla që dha Agjencia Evropiane e Barnave, ndërsa disa vende kufizojnë përdorimin e vaksinave si AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, për shkak të rasteve me mpiksjet e rralla të gjakut dhe në vend të tyre zgjedhin vaksinat Pfizer dhe Moderna.

    “Ne jemi akoma në një pandemi dhe është shumë e rëndësishme që në këtë luftë të përdorim të gjitha opsionet që kemi në dispozicion”, tha Marco Cavaleri, shefi i strategjisë së vaksinave të EMA.

    Eksperti i Agjencisë shtoi se ishte “shumë e vështirë të thuash” se cili lloj i teknologjisë së vaksinave mund të rezultojë më dominues në të ardhmen, ndërkohë që të gjitha dozat ekzistuese kanë shpëtuar me mijëra jetë, transmeton lajmi.net.

    EMA aktualisht ka autorizuar katër vaksina: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe J&J.

    Ndërsa, vaksina CureVac e Gjermanisë pësoi goditje kur rezultatet e testimit të ndërmjetëm treguan se ishte vetëm 47 për qind efektive.

    Sa i përket përzierjes së vaksinave, ekspertët e EMA-s shprehen se, megjithëse përvoja e kaluar sugjeron që kjo praktikë mund të jetë efektive dhe madje edhe e dobishme, ende nuk ka prova të mjaftueshme lidhur me COVID-19 për të bërë një rekomandim specifik.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.