×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ekspertët italianë: Coronavirusi pengon prodhimin e spermës dhe testosteronit

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Koronavirusi është gjetur në spermën e 15% të pacientëve të cilët kanë rezultuar pozitivë, e si pasojë, kjo ndikon në prodhimin e testosteronit dhe spermës, është shprehur Shoqata Italiane e Urologjisë.

    Nga një studim i kryer së fundmi, koronavirusi gjendet tek testikujt dhe spermatozoidët. Prania e patogjenit në spermë mund të shkaktojë një gjendje inflamatore në baza vaskulare “e cila shkakton të njëjtat simptoma si orkiti”, shkruan Shoqata Italiane e Urologjisë

    Orkiti është një inflamacion i testikujve që lidhet zakonisht me virusin e shytave i karakterizuar nga dhimbje dhe ënjtje të testikujve. Ekspertët thonë se këto kushte mund të vërehen edhe në një pjesë të pacientëve me COVID-19, të cilët gjithashtu kanë skuqje të skrotumit. Kjo situatë, në planin afatgjatë, mund të krijojë kushte për hipogonadizëm që ndikon në në prodhimin e testosteronit, thekson SIU (Shoqata Italiane e Urologjisë).

    Ndryshimi hormonal duket se është i lidhur me përqendrimin e lartë të prolaktinës në gjak, e cila nga ana tjetër mund të ketë pasoja në dëshirën seksuale.

    SIU thotë se aktualisht janë vetëm të dhëna paraprake, pasi hetimet janë ende në vazhdim dhe numri i pacientëve të përfshirë është ende i kufizuar.

    “Deri më tani ka pak hetime të kryera dhe pak mostra të pacientëve , për të konstatuar praninë e virusit në lëngun seminal. Rezultatet e marra deri më tani janë gjithashtu kontradiktore. Të dhënat aktualisht të disponueshme nuk kanë një vlefshmëri shkencore objektive, ” u shpreh profesori Roberto Scarpa, President i Shoqatës Italiane të Urologjisë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.