×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekspertët: Fondi Sovran, ide e mirë por vështirë i implementueshëm

    FrontOnline
    01 Tetor 2021

    Qeveria e Kosovë, në krye me Albin Kurti, ka formuar  grupin punues për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, me kryetar Besnik Pula.

    E themelimin e këtij  Fondi, Kurti po e sheh si mundësi të mirë për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

    Por, mendim të kundërt për implementimin e këtij fondi kanë njohësit e çështjeve ekonomike.

    Safet Gërxhaliu, në një prononcim për FrontOnline, tha se implementimi i Fondit Sovran do të jetë i vështirë, pasi që siç tha ai Kosova ka mungesë të sundimit të Ligjit dhe, mungesë të stabilitetit politik.

    “Themelimi i Fondit Sovran, mendoj se është një ide e mirë dizajnuar,  mirëpo do të  këtë vështirësi për tu  impelementuar dhe për tu realizuar, dy pikat  kryesore që e karakterizojnë ekonominë e Kosovës janë mungesa e sundimi i ligjit dhe stabilitetit politike”, tha ai.

    Rrezik tjetër sipas Gërxhaliut për implementimin e Fondit Sovran, janë dhe kërkesat e debitorëve për procesin e privatizimit.

    “Pjesa dërmues e të hyrave apo mjeteve financiare që pretendohen të jenë në funksion të zhvillimit apo në funksion të krijimit të këtij fondi do të jenë afër 648 milionë euro nga Fondi i Privatizimit. Vetë fakti që po bartet AKP-ja në kuadër të kabinetit Qeveritar kam drojë që është rreziku  i parë për arsyeje se janë afër 1 miliardë  e 900 milion euro kërkesa nga debitorët e ndryshëm për procesin e privatizimit në tërësi dhe ndërkohë kemi edhe kërkesa të shuma në adresë të Trepçës që janë 1 miliardë e 600 milionë euro, prandaj kjo do të jetë sfida kryesore”, tha Gërxhaliu.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Të tjera
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj. Duke portretizuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.