×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ekspertët amerikanë identifikojnë edhe një simptomë të re të Coronavirusit

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Studiuesit në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë thënë të premten se ndonjëherë të rriturit mund të vuajnë nga simptoma të rrezikshme që ngjajnë me një sindromë të lidhur me Coronavirusin te fëmijët.

    Ekspertët e quajnë sindromë inflamatore multisistemale te të rriturit, ose MIS-A, dhe thonë se është e ngjashme me sindromën inflamatore multisistemale te fëmijët ose MIS-C. Ashtu si MIS-C, edhe MIS-A nuk është e lidhur qartë me koronavirusin dhe të sëmurët mund të mos shfaqin ndonjë simptomë tjetër që do të tregonte infeksionin COVID-19.

    Megjithatë, MIS-A, iu ka marrë jetën të paktën tre pacientëve, që ngjashëm me COVID-19, godet në mënyrë disproporcionale pakicat racore dhe etnike, tha ekipi i CDC.

    Një 46-vjeçar me ngjyrë që jetonte në Florida kishte dhimbje në vesh, në gjoks dhe të vjella. Ai doli negativ për COVID-19 kur u shtrua në spital, por u nda nga jeta pavarësisht trajtimit që mori.

    MIS-C ka prekur disa qindra fëmijë në të gjithë botën dhe shkakton inflamacion të përgjithshëm, por pacientët zakonisht nuk shfaqin simptomat klasike të koronavirusit.

    Testet e gjakut tregojnë se MIS-C mund të zhvillohet disa javë pasi fëmija është rikuperuar nga një infeksion koronavirusi, zakonisht raste që kalohen me simptoma të lehta ose pa simptoma.

    Ekipi CDC përshkroi rastet e 27 të rriturve të moshës 21 deri 50 vjeç, të cilët kishin sindroma të ngjashme. Shumica prej tyre kishin inflamacion ekstrem në të gjithë trupin dhe mosfunksionim të organeve, të tilla si zemra, mëlçia dhe veshkat, por jo mushkëritë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e dëborës, temperaturat e ulëta dhe erërat e...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Kronika13 Janar 2025
    Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari në një banesë gjatë muajit të kaluar. “Lidhur me...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.