Prishtina, Prizreni, Suhareka dhe Ferizaj nga nesër nuk do të jenë të karantinuara dhe banorët e këtyre zonave mund të lëvizin anasjelltas.
Këto vendime vijnë paralelisht me lehtësimin e masave në tri faza që ka paralajmëruar ministria e Shëndetësisë.
Lehtësimi i tyre do të fillojë nga nesër, që përfshinë fazën e parë, dhe faza e dytë që nis nga 18 maji.
Varësisht nga numri i infektimeve, mund të ketë edhe kthim prapa në këto masa.

