×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe pesë persona të infektuar me koronavirus në Veri të Kosovës

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Edhe pesë raste kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Veri të vendin, ndërsa katër të tjerë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë të ditur epidemiologu Aleksandar Antonijeviq, gjatë konferencës për media të shtabit të krizës.

    Ai tha se dy persona të infektuar janë nga komuna e Leposaviqit, ndërsa tre të infektuarit tjerë janë nga komuna e veriut të Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

    Deri më tani, në veri të Kosovës, 94 persona janë pozitivë, 43 janë shëruar dhe 6 kanë vdekur, raporton Kossev

    Në veri të Mitrovicës janë 37 të infektuar, në Zveçan 23, Leposaviq 14, dhe në Zubin Potok 20.

    “Sa i përket pacientëve të hospitalizuar, situata është si vijon, 30 persona me pasqyrë të lehtë janë të vendosur në domin e studentëve në Mitrovicë, 10 persona në qendrën klinike po ashtu në veri Mitrovicës, 3 persona i kemi në qendrën klinike në Kragujevc, si dhe dy persona në qendrën spitalore Dragisha Mishoviq në Beograd. Natyrisht akoma vlen lutja që t’i përmbaheni rekomandimeve, bartjen e pajisjeve mbrojtëse, distancës sociale dhe sa më shumë të qëndroni nëpër shtëpitë tuaja”, tha ai.

    Ai shtoi se deri tani janë testuar gjithsej 886 persona, sot parashihet të testohen 40 persona tjerë, ndërsa në mëngjes janë dërguar për analiza mostrat e 22 personave, rezultatet e të cilëve pritet të dalin sonte.

    Antonijeviq u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e rekomanduara, të veshin pajisje mbrojtëse dhe të ruajnë distancën sociale dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre sa më shumë që të jetë e mundur.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.