×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    E trishtë: Vajza nga Mitrovica del nga shtëpia në mal, babai i kërkonte marrëdhënie intime

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një vajzë e re e ka raportuar në Policinë e Kosovës babanë e saj për ngacmim seksual.

    Sipas një burimi të Reporteri.net, ngacmimi ka filluar që në vitin 2018, por në dy javët e fundit ai e kishte intensifikuar kërkesat për të kryer marrëdhënie seksuale me të bijën.

    Vajza me inicialet A.D ishte detyruar që ta largohet nga shtëpia dhe për katër ditë me radhë kishte qëndruar në një mal në fshatin Vojtesh të Mitrovicës.

    Vajza është intervistuar nga hetuesit rajonal në prezencën e mbrojtësit të viktimave dhe ka deklaruar se afër dy vite është duke u ngacmuar në mënyrë verbale nga babai me qëllim të shfrytëzimit seksual.

    Në dy javët e fundit ka pas presion nga babai duke i kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të ku e njëjta ka refuzuar dhe ka raportuar rastin

    Tashmë vazja është në duar të sigurta dhe është strehuar në strehimore.

    Në lidhje me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare dhe rasti është iniciuar si ngacmim.

    Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, rajoni i Mitrovicës, Fexhrie Pllana.

    “Me datën 24.08.2020 rreth orës 18:00 është raportuar rasti “ Bgacmim”. Sipas viktimës ajo ka qëndruar jashtë shtëpisë në mal në fshatin ‘Vojtesh” Mitrovicë prej datës 21-24.08.2020. Viktima ka raportuar rastin ngacmim ku i dyshuar sipas saj është prindi(babai) i saj”, ka thënë Pllana

    Ajo ka thënë se viktimës i është dhënë ndihma mjekësore.

    “Hetimet rajonale kanë intervistuar viktimën në prezencë të mbrojtësit të viktimave, dhe më pas është strehuar në strehimore. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, është intervistuar dhe me udhzim të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është inicuar rasti “Ngacmim””, ka thënë Pllana

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.