×
  • Lajme
  • Lajme

    E tmerrshme: Babai nga Kosova dhunonte sistematikisht fëmijët, derisa nëna zvicerane i detyronte të hanin jashtëqitjet

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Dy prindër, gruaja zvicerane dhe burri kosovar akuzohen për abuzim masiv dhe poshtërim të dy fëmijëve të tyre për vite me radhë

    Aktakuza prej 22 faqesh mund të lexohet si një roman torturash. Ajo për të cilën akuzohen bojaxhiu 49 vjeçar kosovar dhe gruaja e tij 48 vjeçare zvicerane (tani e divorcuar), është përtej çdo imagjinate, shkruan “20 Minuten”.

    Cifti i cili jetonte në Cyrih, sipas aktakuzës ka keqtrajtuar dhe lënë pas dore dy fëmijët e vet – një vajzë dhe një djalë që tashmë janë të rritur – në periudhën në mes të vitit 2003 dhe  2010, transmeton albinfo.ch.

    Që nga viti 2006 e në vazhdim, prindërit i mbyllnin gati për çdo natë, fëmijët, atëbotë shtatë dhe tetë vjeç, në dhomën e fëmijëve. Ndërsa nga viti 2008, ata i mbyllnin në bodrumin e shtëpisë. Në fundjavë, prindërit ua mbyllnin derën e dhomës gjatë ditës dhe fëmijët mund të përdorin tualetin vetëm dy herë në ditë. Kur urinonin dhe defektonin në dysheme, ata duhej të pastronin vetë urinën dhe jashtëqitjen.

    Për vite me radhë, sipas aktakuzës, fëmijët ushqeheshin shumë dobët kështu që ata të ishin nënpeshë. Atyre u duhej të vidhnin ushqim nga fëmijët e tjerë në shkollë ose të hulumtonin tinëzisht për ushqim në shtëpi, përcjell albinfo.ch. Në moshën nën nëntë vjeçare, djali peshonte vetëm 18.5 kilogramë, vajza një vjet më e vjetër më pak se 22 kilogramë.

    Prindërit nuk i kushtonin vëmendje as higjenës personale dhe as shëndetit të fëmijëve. Fëmijët kishin këpucë shumë të vogla, kështu që u shkaktoheshin kallo në këmbë. Atyre gjithashtu nuk u lejohej të merrnin pjesë në eksursione shkollore dhe kampe klase, si dhe u ndalohej të kontaktonin shokët e klasës. shkurt, ata ishin thuajse të izoluar nga bota e jashtme.

    Sipas aktakuzës, nëna u ka kërkuar fëmijëve të hanë të vjellat e tyre. Ajo kishte shtyrë kokën e vajzës drejt të vjellave të saj, transmeton albinfo.ch. Djalin madje e kishte detyruar të hante jashtëqitjen e tij. Në një rast, fëmijët ishin detyruar të vinin pelenat e tyre të lagura me urinë në kokë dhe të qëndronin ashtu të heshtur, nga mëngjesi deri natën. Babai i kishte shtyrë njëherë vajzës kokën në tualet dhe e kishte lëshuar ujin.

    Babai akuzohet se kishte ngacmuar seksualisht vajzat e tij

    Shuplakat dhe goditjet me shkop bambusi ishin të rregullta. Aq sa edhe mësuesit në shkollë kishin vënë re njolla, shenja goditjesh  te fëmijët. Sipas aktakuzës, babai ka goditur fëmijët dhe i ka tërhequr për flokësh pothuajse çdo ditë.

    Prokurori publik ka bërë një tjetër akuzë të rëndë ndaj babait. Për të në aktakuzë thuhet se rreth çdo dy deri në tre ditë ka abuzuar seksualisht njërën vajzë midis moshës shtatë dhe dymbëdhjetë vjeçare, përcjell albinfo.ch. Ai po ashtu e ka detyruan vajzën e gruas nga një marrëdhënie e mëparshme të bënte seks oral me të. Ai akuzohet edhe për ngufatje të gruas së tij.

    Vuajtjet kanë përfunduar kur djali dhe vajza u vendosën në sektorin e urgjencës të shtëpisë së fëmijëve në fund të vitit 2010 për shkak të abuzimit psikologjik dhe fizik. Fëmijët ishin  traumatizuar rëndë dhe kështu, kishin shenja të zhvillimit të vonuar, përcjell albinfo.ch. Ata kanë marrë terapi javore me vite, por gjithashtu duhet të mbështeten nga sigurimi për personat me aftësi të kufizuar, në moshën e rritur.

    Prindërit kanë mbajtur burg për rreth dy vjet. Prokurori publik i akuzon ata për shkaktim dëmtimesh serioze trupore dhe privim të lirisë. Ndërsa babai gjithashtu akuzohet për akte seksuale me fëmijë, shtrëngim seksual dhe rrezikim të jetës, transmeton albinfo.ch. Procesi para Gjykatës së Qarkut në Cyrih fillon të mërkurën dhe zgjat të paktën dy ditë.

    Meqenëse burri i akuzuar, akuzon ish-gruan dhe thjeshtrën e tij se po i hakmerren me akuzat e tyre të rreme për shpifje, prokurori ka paraqitur aktakuzë të dytë me këto pretendime. Gjykatës do t`i duhet të vendosë edhe për këtë aktakuzë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.