Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit G.S, për veprën penale “dhunë në familje”, raporton Express.
Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait A. M. duke e sulmuar me duar, e më pas kap për fyti dhe me grushte godet në anën e majtë të nofullës dhe si pasoj e goditjeve pëson gjakderdhje nga goja.
“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, G. S., pasi është marr në konsideratë pesha e veprës penale, ku ligjvënësi ka paraparë dënim kumulativ me gjobë dhe burg deri në tre vjet dhe caktimi i masave alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.