×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    E frikshme ajo çfarë ndodh kur një mizë bie në ushqim

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Kur dikush sheh një mizë brenda në ushqim me shumë mundësi e hedh, por ka disa të tjerë që nuk i kushtojnë shumë rëndësi duke thënë se “është vetëm një mizë”. Ky është një gabim shumë i madh që mund të sjellë probleme. Është më mirë që të dini rreth tyre sesa të qëndroni të lumtur, por injorantë.

    Dihet që mizat ndotin ushqimin. Por duket se ndikimi që shkaktojnë këto krijesa të vogla është shumë më i madh se madhësia e tyre dhe shumë më i komplikuar sesa mund të mendoni.

    1. Mizat mund të vjellin në ushqim

    Mizat e shtëpisë hanë duke thithur lëngje nëpër gojën e tyre me tuba. Forma e gojës së tyre është arsyeja pse ato duhet të kthejnë çdo vakt në një lëng. Për ta bërë këtë, mizat hedhin mbi ushqim pështymën e tyre, e cila mund të përmbajë gjithçka që ata kanë ngrënë më parë (për shembull, mish të kalbur ose jashtëqitje).

    2. Ato mund të vendosin vezë në vaktin tuaj

    Ushqimet e shijshme që keni kursyer për t’i konsumuar më vonë, mund të kthehen në folenë e përsosur për vezët e mizave. Pasi të kalojë ca kohë, ato do të rriten në mizë të vogla shtëpie (krimba ose larva), të cilat vërtet mund t’ju helmojnë dhe t’ju mbushin me baktere. Kështu që mos harroni të mbuloni ushqimin.

    3. Këmbët dhe krahët e tyre mund ta kthejnë ushqimin në një fole bakteresh

    Ne tashmë e dimë që mizat janë të mbushura me baktere. Por a e dini se numri më i lartë i mikrobeve mund të gjendet në pjesën e jashtme të trupit të tyre? Sipas Universitetit Teknologjik Nanyang, “çdo hap që një mizë ka bërë, lë një koloni me mikrobe pas”. Kjo do të thotë që çdo sipërfaqe që prekin, mund ta infektojnë.

    4. Ato mund të mbartin mbi 60 sëmundje

    Mizat e shtëpisë mund të transmetojnë të paktën 65 sëmundje të ndryshme tek njerëzit, thjesht duke u zvarritur nëpër mbeturina dhe ushqime. Kjo përfshin dizenteri, diarre, kolerën dhe madje edhe lebër. Nuk janë vetëm njerëzit që mund të vuajnë, mizat mund të infektojnë edhe kafshë të tjera, si pula apo derra.

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Maj 2025
    Dashi Dashi ka hyrë në muajin Maj me energji të mira dhe me një këndvështrim nga e ardhmja. Bollëku është fjala kyçe...
    Lifestyle09 Maj 2025
    Dashi Horoskopi i datës 9 maj 2025 nga Christine Haas Sot do përballeni me goxha vështirësi emocionale dhe shpesh nuk do jeni...
    Lifestyle08 Maj 2025
    Heqja e këpucëve në fund të një dite të gjatë është ndjenjë e mirë. Por nëse vuani nga era e këmbëve, ato...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post,...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka vendosur të votojë në ditën e saj të dasmës në një qendër votimi...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Analisti Baton Haxhiu shprehet me bindje në “Opinion” se fitues në këto zgjedhje është Edi Rama, si udhëheqës i Partisë Socialiste e...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të takojë presidentin rus Vladimir Putin “personalisht” në Stamboll të enjten për bisedime...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Ka përfunduar edhe zyrtarisht votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me Exit Pollet që e tregojnë Partinë Socialiste fituese. Komisioneri Shtetëror i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.