Pas aksionit të Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës rrugët e Prishtinës janë boshatisur.
Nga e marta, 28 korrik, sipas vendimit të ri, Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga ora 22:30 deri në orën 5:00 të mëngjesit të ketë ndalim për çfarëdo qarkullimi për komunat si më poshtë:
”Nga data 28 korrik 2020, duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë.