
Të mërkuren rreth orës 22:50 policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin për trafikim me njerëz.
Sipas njoftimit policor, personi dyshohet se ka trafikuar një vajzë të mitur. Të dyshuarit policia ia ka konfiskuar dy telefona dhe një thikë ndërsa viktima është dërguar në strehimore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.