
Në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë është gjetur një mjet shpërthyes.
Pas informimit, Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” .
Lajmin për “FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mjet shpërthyes në atë zonë. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet e nevojshme policore. Rruga për qarkullim do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimeve nga njësitet e specializuara kompetente”, ka thënë Ahmeti.