×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dyshohej se ishte marrë peng, forcat britanike të sigurisë mësyjnë anijen

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Forcat e armatosura britanike morën me forcë kontrollin e një naftëmbajtëse, në kanalin e La Manshit, të dielën në mbrëmje, pas raportimeve për dyshime për pengmarrje. Lajmin e konfirmoi Ministria e Mbrojtjes, sipas së cilës, 7 persona janë arrestuar, ndërsa ekuipazhi i anijes “Nave Andromeda”, është shëndoshë e mirë.

    Anija, e cila ndodhej pranë brigjeve të ishullit Uajt (Wight), dyshohej se ishte marrë peng, thuhej në deklaratën e Ministrisë. Forcat e policisë britanike thanë më herët se kishin marrë njoftim për një incident në bordin e anijes.

    Policia e Hempshajërit tha për CNN se disa persona në bordin e anijes së regjistruar në Liveri, të cilët udhëtonin pa biletë, kishin kërcënuar anëtarë të ekuipazhit. Nuk ka detaje të tjera lidhur me atë që mund të ketë ndodhur në bord, por Ministria tha se pas marrjes së situatës në kontroll, policia ka nisur hetimet.

    Sipas të dhënave të trafikut detar, naftëmbajtësja ishte nisur nga Lagos, Nigeri, më 6 tetor dhe duhet të mbërrinte në Sauthempton, të dielën në mëngjes. Por autoritetet vunë re se anija po kryente disa manovra në formë zigzage, çka ata besojnë se ishte një mënyrë e ekuipazhit për të tërhequr vëmendjen e tyre.

    Si në filma/ Dyshohej se ishte marrë peng, forcat britanike tëSi në filma/ Dyshohej se ishte marrë peng, forcat britanike tëSi në filma/ Dyshohej se ishte marrë peng, forcat britanike tëSi në filma/ Dyshohej se ishte marrë peng, forcat britanike tëSi në filma/ Dyshohej se ishte marrë peng, forcat britanike të

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.