×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vushtrrias dënohen me nga 200 euro, shkulën drunjtë nga hapësira publike

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Dy qytetarëve në Vushtrri u është shqiptuar nga një gjobë me vlerë prej 200 eurosh për shkak që kanë dëmtuar pronën publike, duke i shkulur drunjtë dekorativë në hapësirën përball komunës.

    Drejtori i Inspekcionit në Vushtrri, Rrahim Ajeti, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se ndaj tyre është hapur edhe kallëzim penal.

    “Me marrjen e informatës nga një qytetar dje me datë 27.09.2020 rreth orës 11:40 ku dy pronarët e lokaleve përballë sheshit “Ahmet Krasniqi” kanë dëmtuar pronën publike të cilët kanë shkulur drunjtë dekorative në hapësirën përfshirë me gjelbërimin publik, Inspektorët e komunës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Njësiti në Vushtrri kanë marrë masa ndaj këtyre personave të cilët e kanë dëmtuar këtë pronë dhe ndaj tyre është shqiptuar një gjobë mandatore në shumë prej 200 EURO dhe është bërë kallëzim penal”, ka shkruar Ajeti.
    Në vendin e njëjtë janë mbjellë përsëri drunjtë të të njëjtit lloj.

    “Njëkohësisht pas urdhëresës brenda pak ore i njëjti lloj i drurit është mbjellë. Andaj kërkoj nga të gjithë qytetarët që mos e dëmtojnë pronat e gjelbëruara dhe nëse hasin duke i dëmtuar kërkoj që të na njoftojnë në afatin sa më të shkurtër kohorë inspektoratin apo Policinë e Kosovës në Vushtrri”, ka shkruar Ajeti në Facebook.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.