Shënohet viktima e dytë për ditën e sotme nga Covid-19 në Shqipëri.
Një 26 vjeçar nga Kavaja ka humbur luftën me Covid-19.
Nga burimet bëhet me dije se prej katër ditësh ndodhej i shtruar tek Infektivi, raporton TCh.
Mësohet se i riu vuante gjithashtu nga talasemia dhe kjo ia ka vështirësuar përballjen me virusin.
Pak më herët ditën e sotme një 43-vjeçare ndërroi jetën nga Covid-i.
Me këto dy viktima të reja, numri total i vdekjeve nga Covid-19 shkon në 125.