×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy mijë studentë kanë tërhequr gjërat nga konviktet, edhe 85 persona mbesin në karantinë

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Qendra e Studentëve që shërben si karantinë për të riatdhesuarit në Kosovë, momentalisht ka 85 qytetarë që po qëndrojnë të karantinuar. Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, i tha Gazetës Express se deri më tani rreth 2 mijë studentë kanë tërhequr gjësendet e tyre që nga 18 maji. Ai shtoi se edhe 2 mijë studentë të tjerë pritet që të marrin gjërat e tyre nga konviktet deri pasnesër kur edhe është afati i fundit për tërheqje.

    Qeveria e Kosovës nga 18 marsi ka marrë vendim që Qendra e Studentëve të shërbejë si hapësirë karantine pas rastit të parë të shënuar në Kosovë me Covid-19 me datë 13 mars 2020. Që nga ajo datë 4 konvikte kanë qenë me të karantinuar.

    Drejtori i QS-së tha se në këtë qendër janë momentalisht 85 qyetarë të karantinuar.

    “Momentalisht numri i qytetarëve të karantinuar në QS është 85”, tha Sfishta.

    Sa i përket qyetarëve të Kosovës që sot pritet të arrijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sfishta u shpreh se ata do të karantinohen nëse për këtë vendosë Ministria e Shëndetësisë.

    “Ne e akomodojmë cdo person për të cilin vendosin MSH-ja dhe ekipet mjekësore që duhet të karantinohet”, u shpreh ai.

    Nga data 18 maj deri më 23 maj, studentët banues të konvikteve do të kenë mundësinë t’i tërheqin gjësendet e tyre nga konviktet të cilat janë bosh dhe nuk ka të karantinuar.

    Drejtori i Qendrës së Studentëve, tha se tërheqja e gjërvae është në proces dhe deri më tani rreth 2 mijë studentë kanë tërhequr gjërat e tyre dhe po aq pritet ta bëjnë këtë ditëve në vazhdim.

    “Tërheqja e gjërave nga ana e studentëve është në proces, deri me tani i kanë tërhequr gjërat e tyre rreth 2000 studentë. Ndërkaq edhe 2000 mijë studentë tjerë pritet t’i tërheqin gjësendet e tyre”, tha ai.

    Disa studentë janë ankuar për gjësendet e tyre personale se u janë vjedhur në konvikte, e për këtë Sfishta tha se janë duke u koordinuar me policinë për të hulumtuar gjetjen e provave dhe fakteve për këtë.

    “Qendra e Studentëve në bashkëpunim dhe koordinim me policinë e Kosovës është duke trajtuar të gjitha ankesat e paraqitura nga studentët banues në konvikte për gjësendet personale të tyre të cilët pretendojnë se i’u mungojnë dhe gjëra që i’u janë dëmtuar.

    Qendra e Studentëve së bashku me zyrtarët policor të Kosovës janë duke hulumtuar në gjetjen e provave dhe fakteve për zbardhjen e ankesave të cilat janë parashtruar nga ana e studentëve”, tha Sfishta.

    Ai shtoi se nuk ka ndonjë plan konkret që gjësendet e humbura të kompenzohen.

    “Ende nuk është vendosur se si do të veprohet rreth kompenzimit”, u shpreh ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.