Boksierët e Kosovës sot do të zhvillojnë meçet e tyre në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Shpetim Bajoku do të përballet me boksierin kroat, Filip Poturovic, në kategorinë 64 kilogramë.
Kurse, Besart Pireva do të boksojë me boksierin nga Shqipëria, Arjan Kajoshin, në kategorinë 81 kilogramë.
Të dy duelet fillojnë nga ora 16:00.