×
  • Lajme
  • Lajme

    Dumoshi thotë se në buxhetin e vitit 2021 Muzeu i Natyrës do të jetë prioritet

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka inspektuar sot punimet që janë duke u zhvilluar në projektin e Muzeut të Historisë së Natyrës tek Pishat e Sllatinës, i cili projekt kap vlerën e mbi 2 milionë euro.

    Nga aty, ministrja Dumoshi tha se për shkak të pandemisë punimet në këtë projekt janë zhvilluar me një dinamikë të reduktuar. Ndërsa, u shpreh se ndërprerja e investimeve kapitale nga ana e qeverisë për shkak të pandemisë është një hendikep dhe ka ndikuar që shumë projekte të MKRS-së të shtyhen për vitin e ardhshëm.

    “Ne po presim janë disa specifika të cilat një raport duhet me na ardhë për objektin, kështu që, një pjesë e statikës edhe një pjesë ku këta po hasin në disa pengesa nga projekti i paraparë. Tash punimet janë duke vazhduar, kati i parë, podrumi ka përfunduar, tash etapa e dytë bëhet dhe pastaj menjëherë janë duke punuar për të filluar, se ky është një kompleks me tri ndërtesa përcjellëse. Urojmë që të kryhet në ato optimalet të cilat janë paraparë. Jam koshiente dhe e di që buxheti për këtë vit është paraparë shumë pak, diku 250 mijë euro për ndërtim, por edhe kjo faza dhe kjo situata të cilën e kemi pasur uroj që punën kryerësi të gjitha punimet të cilat i arsyeton që i ka kryer ne do të jemi të gatshëm t’ia kryejmë pagesën”, tha ajo.

    E para e MKRS-së tha se në buxhetin e vitit 2021 të ministrisë prioritet do ta kenë Muzeun e Natyrës.

    “Ju e dini që ne jemi duke kaluar në një fazë të jashtëzakonshme, ku këtë vit që edhe me kryetarin e komunës ishim në takim, asnjë investim kapital i këtij viti nuk është proceduar, asnjë aktivitet në zyrën e prokurimit. Tash kanë filluar, unë uroj edhe kryeministri Hoti ka thënë që asnjë projekt nuk do të pësojë në qoftë se vazhdon do të ketë t’i paguajmë detyrimet të cilat i kemi. Tash kemi filluar me i qit në tenderim edhe aktivitetet e ndryshme të investimeve kapitale, jemi në muajin korrik dhe ju e dini ligjin e prokurimit, gjithë ka vonesa, pastaj ankesa. Uroj që bile t’i procedojmë për këtë vit dhe pastaj të fillojmë me projekte për vitin e ardhshëm”, tha Dumoshi.

    Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, e ka njoftuar ministren Dumoshi për planet që kanë për ndërtimin e kompleksit sportiv në Sllatinë.

    “Ky është kompleksi në Sllatinë, ku planifikojmë që ta ndërtojmë edhe palestrën sportive, në pjesën këtu mbrapa nesh dhe këtu para nesh planifikojmë ta ridizajnojmë pjesën e fushave të ndryshme sportive dhe planifikojmë ta bëjmë një fushë sintetike për futboll të madh dhe disa fusha të tenisit. Deshëm të vijmë në vendin ku do të bëhen, sivjet do të fillojnë nëse arrijmë ose do të bëhen edhe vitin e ardhshëm. Ky është një vend që po planifikojmë për 5, 6 vitet e ardhshme me qenë bukur shumë investime dhe do të ketë shumë shtigje të biçikletave dhe shtigje të ecjeve. Planifikojmë që këto shtigje do të dalin në M-9 në rrugën kryesore, do të thotë është një kompleks i madh, njerëzit po e pëlqejnë dhe do të vazhdojmë që të punojmë për këta njerëz”, tha ai.

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, gjatë ditës ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha./kp/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.