×
  • Lajme
  • Lajme

    “Drenica 2”, vëllezërit Demaj kërkojnë që Specialja të merret me rastin e tyre

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Katër vëllezërit Demaj të cilat janë të dënuar në rastin “Drenica 2” me tri vjet burgim kanë bërë thirrje që me rastin e tyre të merret Gjykata Speciale.

    Kërkesën ata e bënë përmes një letre, e cila është përcjellë për klankosova.tv me anë të familjarëve.

    Në letër theksojnë se po mbahen padrejtësisht në burg dhe se rasti i tyre është një fabrikim “për t’i eliminuar si familje”.

    “Tash e sa vite po mbahemi padrejtësisht në burg ne 4 djemtë e Familjes Demaj, që lirinë për të cilën luftuam deri në ditën e fundit me qëllimin e vullnetin më të madh për çlirimin e vendit tonë, sot nuk po mundemi ta gëzojmë për shkak të fabrikimeve që po na bëhen në emër të drejtësisë, duke na bërë padrejtësi”, thuhet në letër.

    “Ne vëllezërit Demaj, të njohur si rasti “Drenica 2”, kërkojmë që gjykimin e rastit tonë ta marrë Gjykata Speciale që ndodhet në Hagë për ta dëshmuar njëherë e mirë pafajësinë tonë dhe krimin që kanë bërë tërë këto vite mbi neve duke na mbajtur padrejtësisht në burg”.

    Gjykata Supreme e Kosovës në vitin 2017 pati refuzuar të gjitha kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur në rastin “Drenica2”.

    Letra e plotë:

    JO 12 VITE POR EDHE 100 VITE NËSE ËSHTË NEVOJA DO T’I MBANIM POQËSE NA KËRKON VENDI YNË, POR NUK DUROJMË TË MBAHEMI PA FAJ PËR KRIMET QË NUK I KEMI BËRË

    Tash e sa vite po mbahemi padrejtësisht në burg ne 4 djemtë e Familjes Demaj, që lirinë për të cilën luftuam deri në ditën e fundit me qëllimin e vullnetin më të madh për çlirimin e vendit tonë, sot nuk po mundemi ta gëzojmë për shkak të fabrikimeve që po na bëhen në emër të drejtësisë, duke na bërë padrejtësi.

    Përderisa tërë këto vite shteti ynë nuk ka lënë askujt pa i ndihmuar për çdo gjë, neve që kontribuuam për lirinë e këtij vendi, nuk u munduan as të na ndihmojmë ta zbardhim të vërtetën e këtij rasti, duke na anashkaluar shokët tanë të luftës e duke na lënë në harresë edhe për gjërat më elementare që i duhen familjeve tona në kohën kur ne mbahemi padrejtësisht në burg.

    Rasti ynë ka shumë gjëra të dyshimta që kanë ndodhur duke na bërë të dyshojmë që ishte kryekëput një fabrikim i tmerrshëm për të na eliminuar tërësisht si familje.

    Duam të sqarojmë edhe tek ndërlidhja që po na bëhet e rastit tonë me një plagosje me armë zjarri që kishte ndodhur në vitin e largët 1991, që ishin të përfshirë kushërinjtë tanë e që ne familja jonë asnjëherë nuk kemi pasur asgjë të keqe me asnjërën palë, e kjo është shumë lehtë e verifikueshme për secilin që dëshiron të dijë të vërtetën dhe jo ta ndërlidhin me rastin tonë pa kurrfarë lidhje.

    Ne vëllezërit Demaj, të njohur si rasti “Drenica 2”, kërkojmë që gjykimin e rastit tonë ta marrë Gjykata Speciale që ndodhet në Hagë për ta dëshmuar njëherë e mirë pafajësinë tonë dhe krimin që kanë bërë tërë këto vite mbi neve duke na mbajtur padrejtësisht në burg.

    I bëjmë thirrje përfaqësuesve të Gjykatës Speciale të marrin përsipër rastin tonë dhe të sqarohet njëherë e mirë ky zullum i vënë mbi ne.

    Nuk do të ndalemi asnjëherë të kërkojmë drejtësi dhe të shpërfaqim deri në fund këto padrejtësi që na janë bërë.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.